Tirana-Vllaznia është një nga supersfida e javës së 16-të të Superligës shqiptare. Klasikja e futbollit shqiptar do të luhet ditën e shtunë në “Air Albania” dhe do të nisë në orën 19:45.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, tifozët e Tiranës, “Tirona Fanatics”, kanë bërë thirrje që të jenë sa më të shumtë në numër për mbështur skuadrën në stadium.
Postimi i Tirona Fanatics:
Biletat për ndeshjet e së shtunës kundër vllaznise kanë dalë në shitje te biletaria e stadiumit “Air Albania” gjithashtu dhe te stadiumi “Selman Stermasi”…
Për prezencën të shtunën nuk ka justifikime!
Te gjitha rrugët e qytetit pasnesër të cojnë në “Air Albania”!
ATY PËR KRYEQYTETIN
ATY PËR TIRONËN
MYTI KTO MU*A