Bardheblutë e Tiranës kërkojnë që ta fillojnë vitin 2022 me fitore. Përballë, në sfiden e parë të këtij viti dhe të 16-tën sipas kalendarit të javëve të kategorisë Superiore do ta ketë me Vllazninë, skuadrën që e ndjekë me 8 pikë diferencë. Një diferencë që kuqeblutë kërkojnë ta zvoglojnë me një fitore të mundshme në transfertën e së shtunës në “Air Albania”.
Por, nga ana tjetër, edhe Tirana po përgatitet për një gjë të tillë, që do të thotë se me një fitore të mundshme ndaj kuqebluve do të forconin akoma më shumë pozitat si kryesues.
Ndryshe nga Vllaznia që është kompletuar me të gjithë futbollistët duke mos patur asnjë mungesë, tek bardheblutë spikasin dy mungesa. Bëhet fjalë për Majkëll Ngonë e dëmtuar dhe Giamfin e larguar. Pozitive për Tiranën, është se me skuadrën është abshkuar edhe kapiteni bardheblu Hoxhallari që një ditë më parë shqetësoi teknikun Shehi duke u stervitur stërvitur në mënyrë individuale.
Sa i përket formacionit, me të cilin tekniku Shehi kërkon fitoren ndaj Vllaznisë, mendohet të jetë me Bekajn në portë, Toshevskin, Behiratçen, Hoxhallarin dhe Ismajlgecin në mbrotjtje, Toli, Limaj, Totre në mesfushë dhe Hoti, Seferi e Xhixha në sulm.