Friday, April 19, 2024

Volejbolli shqiptar dhe kosovar në Ligën e përbashkët, “Gjergj Kastrioti”

Lexo

Jo vetem basketbolli që është përfshirë në Ligën Unike, Shqipëri-Kosovë, por edhe volejbolli do të ketë një ligë të përbashkët, Shqipëri-Kosovë. Një gjë të tillë e bën të ditur Federata Shqiptare e Volejbollit, e cila sqaron se në vijim të projektit të përbashkët të Federatës Shqiptare të Volejbollit (FSHV) dhe Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK) dhe pas organizimit me sukses të Kupës “Pavarësia 2021” në fund të nëntorit të shkuar, është kristalizuar tashmë edhe edicioni i parë i Ligës së Volejbollit “Gjergj Kastrioti”.

“Ky edicion do të organizohet në trajtën e një turneu dhe me format të reduktuar, ndërsa sezonin e ardhëm do të organizohet në trajtën e një kampionati të rregullt, me një numër të plotë pjesëmarrësish, si për femra, ashtu edhe për meshkuj. Në edicionin e parë, në bazë të formulës së miratuar nga FSHV-ja dhe FVK-ja, do të marrin pjesë skuadrat që e mbyllën më dy vendet e para të renditjes pas fazës së parë të sezonit, si në Superligën e Shqipërisë, ashtu edhe në atë të Kosovës, si për femra, ashtu edhe për meshkuj.”, thuhet në njoftimin në fjalë.

Më konkretisht, tek femrat do të marrin pjesë nga Shqipëria skuadra e Skënderbeut dhe ajo e Tiranës, ndërsa nga Kosova, skuadra e Dritës së Gjilanit dhe ajo Fer Volley e Ferizajt.

Ndërkaq, për meshkuj, nga Shqipëria do të marrin pjesë skuadra e Tiranës dhe ajo e Erzenit, kurse nga Kosova do të marrin pjesë skuadra e Ferizajt dhe ajo e Pejës.

Takimet do të zhvillohen në 10-ditëshin e fundit të shkurtit dhe në ditët e para të marsit.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img