KUKËSI 1-2 TIRANA (Beshiraj 90+8′ / Hila 52′, Doka 82′)
Kukesi:Tafas,Lamçe,Reçi,Zhongo,Duka,Basha,Momoh,Fejzaj,Salami,Rivas,Smajli Trajner:Stavri Nica
Tirana:Lika,Doka,Lulaj,Hoxhallari,Pergjoni,Lushkja,Jonuzi,Hila,Hasani,Latifi,Kaina Trajner:Orges Shehi
Arbitra:Indrit Myrtja(Shkoder),Endrit Veseli(Fushe-Kruje),Gerald Cenolli(Korçe),Ditmir Grimci(Shkoder)
Var:Olsid Ferataj(Patos) Avar:Erind Burgu(Fushe-Kruje)
Delegat:Eraldi Shera(Shijak)
Vezhgues:Klajdi Kola(Tirane)
Tirana ka arritur një tjetër fitore përballë Kukësit në transfertë me rezultatin 1-2, sfidë e vlefshme për javën e katërt të “Abissnet Superiore”.
Pjesa e parë ishte e qetë dhe nuk prodhoi asnjë gol duke çuar skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin 0-0.
Goli i parë dhe i sigurisë për Tiranën, u realizua nga ana e Hilës i cili ndëshkoi portierin Tafas duke kaluar në avantazh bardheblutë minutën e 50. Verilindorët kërkuan të barazonin sfidën, por në momentin më të mirë të tyre, Latidi pasoi në zonë dhe ishte Doka ai i cili shënoi dhe golin e dytë për vendasit.
Në minutën e fundit, Mario Beshiraj ngushtoi diferencat me një supergol, por Kukësi nuk kishte kohë për një aksion tjetër.
Kështu Tirana vazhdon të jetë në vendin e parë me 10 pikë, ndërsa Kukësi në vendin e fundit pa asnjë pikë të grumbulluar në katër javë.
Kater humbje radhazi per Kukesin,qe ben nisjen me te keqe sezonit ne 11 vite rresht ne Superiore.
Fatos LAMAJ