Sunday, May 5, 2024

(Intervista) Trajnerët Nica dhe Shehi flasin pas ndeshjes Kukësi 1-2 Tirana

Lexo

Tirana triumfoi 1-2 ndaj Kukësit, në takimin e javës së katërt të kampionatit, të mbajtur në “Kukës Arena”. Trajneri i Tiranës, Orges Shehi, foli për MCN TV pas ndeshjes:

“E dinim që ishte një ndeshje e vështirë. Kërkonim të mos pësonin, por e morëm në fund. Ndeshja ka rrjedhshmëri, ne ndryshuam vendosje lojtarësh. U pregatitëm të luanim mes linjave, ndryshuam manovër edhe në fundin e pjesës së parë pasi e dinim që nga krahët nuk luanim dot pasi kundërshtari ishte agresiv aty, por edhe terreni të bën të mos luash shpejt me një takim.

Dolëm me dy sulmues në fund sepse menduam që ishim 2-0 dhe mund ta kapnim në befasi kundërshtarin pasi do të dilte në sulm.

Hoxhallari, Doka, Lushkja dhe Abazaj jashtë forme? Nuk është se skuadra ka performancën më të mirë, pasi është java e 4-të. Hoxhallari mu duk më mirë sot. Doka bëri një ndeshje të mirë në këndvështrimin tim, Kristali është i rëndësishëm dhe kemi alternuar me Kainan në varësi të situatave. Ajo katërshe para do të jenë një treshe në fushe dhe tjetri në stol.”

Nga ana tjetër, trajneri i Kukësit, Stavri Nica, foli për MCN TV, pas humbjes 2-1 ndaj Tiranës. Nica deklaroi se skuadra funksionoi mirë në pjesën e parë dhe në fillimin e të dytës:

“Nga skuadra po kërkoj që të bëhet një ekip që të ndajë pjesët e lojës dhe ato taktike.

Në pjesën e parë funksionoi mirë, lojtarët ishin të organizuar. Po ashtu edhe pjesën e dytë e nisëm sërish ashtu.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img