Sunday, May 5, 2024

(Video) BOKS-Titulli i 25-të kampion për Vllazninë. Flet, Zv.Trajneri kuqeblu Lazarin Vila

Lexo

Vllaznia në boks është shpallur kampione e Shqipërisë të 25-tën herë, një rekord më vete ky për boksin shqiptar. Suksesi i merituar është arritur mesditën e së dielës, kur boksierët kuqeblu të drejtuar nga trajneri Zef Gjoni dhe kolegët e tij  Lazarin Vila, Besnik Limani dhe Jetmir Kuçi mposhtën rivalët e tyre të përhershëm, ekipin bardheblu të Tiranës.

Në Kampionatin Kombëtar të boksit të zhvilluar në pallatin e sportit “Fahrie Hoti” të kryeqytetit, krahas titullit kampion si ekip, nga gjiri i ekipit të Vllaznisë u shpallën edhe 7 kampion kombëtar individual: Rifat Bajrami, Emanuel Koço, Ani Haxhillari Arjon Kajoshi, Senad Drini, Geljan Rajku, Nelson Hysa. Emocionet e këtij suksesi i përcjell zëvendëstrajneri i Vllaznisë, Lazarin Vila.

Për zëvendëstrajnerin Vila, merita e këtij suksesi shkon për kryetrajnerin Zef Gjoni, i cili ka ditur të mirëmenaxhojë situatën jo pak të vështirë të pragkampionatit, ndërkohë që falenderon Bashkinë Shkodër dhe subjekte të tjera private për mbështetjen e dhënë në aspektin financiar, si Albtiefbau, Beka Konstruksion, LFC Elektro Germani dhe Bashkia Shkoder.

Ndër të tjera, suksesi i fitimit të titullit të 25 kampion të Vllaznisë ka ardhur në një ditë të veçantë për Zv.Trajnerin Lazarin Vila, i cili në këtë ditë kishte edhe ditëlindjen, çka ka bërë që menjëherë pas përfundimit të aktivitetit, boksierët shkodranë së bashku me stafin teknik, mes të cilëve edhe vetë Vila, kanë organizuar një minifestë kushtuar professor Vilës në ditën e përvjetorit të 38-të të lindjes së tij.

(Video) Intervistën e plotë me zv.trajnerin e Vllaznisë në boks, Lazarin Vila, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img