Tirana po punon për merkaton, duke synuar të përforcohet me elementë cilësorë nga skuadrat e tjera të Superiores dhe jo vetëm. Bardheblutë nuk harrojnë edhe elementët që spikasin në akademinë e tyre duke qenë se në vitet e fundit kanë promovuar shumë prej tyre.
Klubi kryeqytetas njofton zyrtarizimin me talentin 18-vjeçar Hajrulla Toli. Mesfushori është shpallur kampion me grupmoshën U19, ndërsa në sezonin e fundit provoi edhe debutimin me skuadrën e parë ku zhvilloi një ndeshje për llogari të Superiores dhe gjashtë për Kupën e Shqipërisë. Toli ka firmosur një kontratë 4-vjeçare dhe do të vijojë tashmë stërvitje nën urdhrat e trajnerit Orges Shehi.
Njoftimi:
“Hajrulla Tola ecën me hapa kampionësh!Klubi i Futbollit Tirana njofton afrimin e lojtarit @__hajrullatola_8 . Mesfushori 18 vjeçar kalon nga Akademia e Futbollit Tirana ku është shpallur kampion me grupëmoshën U19, drejt ekipit të parë duke bindur kështu stafin se me talentin e tij është i gatshëm për t’i shërbyer ekipit. Talenti i cili ka tërhequr vëmendjen e teknikëve bardh’e blu edhe gjatë paraqitjeve me ekipin e parë ne kompeticionin e Kupës së Republikës sezoni 2022-2023, ka nënshkruar për katër sezonet e ardhshme me klubin dhe prej kohësh vijon stërvitjen me skuadrën e parë nën urdhërat e trajnerit Orges Shehi dhe stafit teknik. Krenar që talentet e së ardhmes rriten në @kftirana_academy për të vazhduar kështu rrugëtimin e tyre të sigurtë në kampin e kampionëve “, shkruan klubi.