Klasikja e futbollit shqiptar është gati për start. Një supersfidë, e cila kërkohet nga të dyja skuadrat. Vendasit që kërkojnë të rikthehen me çdo kusht te fitorja në mënyrë që të ruajnë pozitat në “Final 4”. Ndërkohë që nga ana tjetër, shkodranët duket se kanë rigjetur veten dhe një fitore e mundshme do i fuste ata në zonën e “Final 4”. Ndryshe nga sa parashikohej, të paktën për momentin referuar një numri të pakët në shkallët e stadiumit “Selman Stërmasi”, atmosfera e kësaj pragndeshje nuk duket shumë entuziaste.
Trajnerët kundërshtarë, Julian Ahmataj i Tiranës dhe Qatip Osmani i Vllaznisë kanë zgjedhur këto emra për formacionin e minutës së parë.
TIRANA: Kozi, Doka, Najdovski, Hoxhallari, Përgjoni, Meta, Deliu, Lushkja, Latifi, Abazaj, Kaina. Trajner: Julian Ahmataj
VLLAZNIA: Qarri, Smajli, Juriç, Stojanoviç, Hakaj, Alivoda, Krymi, Boshnjaku, Çoba, Gruda, Balaj. Trajner: Qatip Osmani
Trupa gjykuese e klasikes, Tirana-Vllaznia
Arbitër kryesor:Kreshnik Cjapi(Fier)
Asistent 1:Ilir Tartaraj(Fier)
Asistent 2:Orgest Grabova(Fier)
Arbitër i 4:Laver Alla(Lushnje)
Var:Florjan Lata(Durrës)
Avar:Fatmir Lama(Durrës)
Delegat:Eraldi Shera(Shijak)
Vëzhgues:Ilirjan Kristo(Tiranë)