Saturday, July 27, 2024

Tirana-Vllaznia, Superndeshja e Superligës së Volejbollit Femra-Nesër, ora 17:00, për javën e tretë. Kuqeblutë kërkojnë fitoren e parë në kampionat!

Lexo

Sezoni i sivjetëm për Kampionatin Kombëtar të Superligës së volejbollit shqiptar për femra pritet të jetë ndër më të bukurit e viteve të fundit. Këtë e kanë treguar dy javët e para, kur në ballafaqimet e çifteve përkatëse është parë një lojë plot rivalitet, cilësi, emocione, dhe në disa raste edhe dramacitet.

Skënderbeut kampion në fuqi, Tiranës, Partizanit, Barletit Volej, katër skuadrave më të mira të sezonit të kaluar, këtë vit i është shtuar rivaliteti i titullit edhe me Vllazninë e Shkodrës.

Investimet e presidentit Florian Zekja duke sjellë në skuadër tre volejbolliste të huaja, një ruse dhe dy bjelloruse si dhe kryetrajnerin Besnik Lisha, që vjen pas një përvoje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka tjetërsuar tërësisht skuadrën kuqeblu.

Me këtë riorganizim, të gjithë janë të bindur se Vllaznia e këtij sezoni është pretendentja kryesore për fitimin e dy trofeve të vitit, titullin kampion dhe Kupën e Shqipërisë. Pretendim që e kanë konfimuar edhe presidenti Zekja dhe trajneri Lisha në deklaratat e tyre mediatike.

Në fakt, dy ndeshjet e javëve të para nuk u dhanë rezultatet e duhura për Vllazninë. Humbje në javën e parë me Partizanin, dhe përsëri humbje në javën e dytë me Skënderbeun.

Megjithatë, edhe pse me dy humbje radhazi, në kampin shkodran vazhdojnë të jenë optimist duke rikonfirmuar objektivat e fillim kampionatit. Një gjë të tillë e deklaroi zv.trajneri Dorjan Tafa pas ndeshjes me Skënderbeun në Shkodër duke garantuar se në ndeshjet në vazhdim situata do të ndryshonte për mirë.

Dhe, këtë do ta tregojë fusha e lojës, kur nesër në pallatin e sportit, “Farie Hoti” të kryeqytetit do të luhet superndeshja e javës së tretë të Superligës në volejboll femra, sfidë e cila është programuar të nisë nga ora 17:00.

“E treta, e verteta!”, pas dy humbjeve radhazi, tifozëria shkodrane pret fitoren e parë të Vllaznisë, nesër ndaj Tiranës! Suksese skuadrës kuqeblu!

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img