Saturday, May 11, 2024

Pragndeshja, Laçi-Vllaznia. Opinionisti, Andi Lila, komenton dy kampet kundërshtare

Lexo

‘’Në pritje të Vllaznisë së madhe”!

Vllaznia, vendi i 5-të në tabelën e klasifikimit me 10 pikë në 7 ndeshje, ka fituar 3 ndeshje, ka humbur 3 dhe barazuar 1. Vllaznia na ka treguar këtë fillim sezoni se është një skuadër me luhatje si në rezultate por edhe në lojë. Në fillim sezoni në letër dukej që do të ishte pretendente kryesore por çfarë ka treguar deri më tani nuk ka bindur.

Futbollistët që ka në përbërje janë me shumë vlera, dhe trajneri Mirel Josa është një ekspert i Superligës, që duhet të gjejë sa më shpejt ekuilibrat. Në ndeshjen e fundjavës kundër Partizanit pamë një Vllazni argëtuese që sulmoi për 90 minuta, por pëson gola të lehte dhe të evitueshëm.

Tifozat e Vllaznise janë të mrekullueshëm dhe shpresojmë që ta mbështesin skuadren me një numer më të madh në shkallët e stadiumit, ata janë një vlerë për kampionatin shqiptar. ‘’Në pritje të Vllaznisë së madhe”!

‘’Durim’’

Laçi, e pabesueshme metamorfoza që pësoi kjo skuadër që ka mbajtur flamurin përsa i përket skuadrave tona në Kupat e Europës. Por ndryshimet në skuadër si të trajnerit, dhe disa futbollistave sidomos në mesfushë bëri që repartet mos të lidhen mes tyre ashtu si duhen. Ndeshja e fundit kundër Tiranës dha shpresë që kjo skuadër e ka potencialin e duhur të bejë mirë edhe këtë sezon, kapiteni Mazrekaj është shumë i rëndësishëm për skuadrën. Trajneri Vukicevic është në presion të rezultateve, por mesa duket drejtuesit kanë shumë besim tek ky trajner dhe po i japin kohën që të shprehi vlerat e tij. ‘’Durim’’!

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img