Florent Hasani nuk është më pjesë e skuadrës së Tiranës. Golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar ka vendosur të vazhdojë karrierën në Rumani dhe pikërisht tek Rapidi i Bukureshtit ku ka firmosur një kontratë për dy sezone e gjysmë. Këtë sezon, ai ka shënuar 10 gola në 16 ndeshje për FK Tirana të vendit të tretë, duke dhënë dhe tre asistime.
Sezonin e kaluar lojtari i ri i Rapid fitoi titullin e golashënuesit më të mirë të kampionatit, me 16 gola të shënuar në 34 ndeshje. Sipas mediave rumune, firmosja e Hasanit për klubin rumun kap shifrat e 500 mijë eurove, shifër kjo akoma nuk është e qartë sesa pjesë ka Tirana në këtë transfertë.
Hasani ka shënuar 10 gola për Tiranën në këtë sezon, ndërsa në edicionin e shkuar ai ishte golashënuesi më i mirë i Kategorisë Superiore me 16 gola. Largimi i tij nga Tirana konsiderohet një humbje e madhe jo vetëm për bardheblutë, por edhe për Superligën shqiptare.