Wednesday, November 27, 2024

Titull-“Mjeshtër i Madh” për ish futbollistin Suad Durraj(pas vdekjes) dhe kampionin e mundjes, Selaudin Rexha

Lexo

Republikës Ilir Meta këtë të mërkurë në qytetin e Shkodrës. Ceremonia në fjalë u zhvillua në mjediset e “Grand Hotel Europa”, ku i pranishëm krah personaliteteve që u nderuan dhe familjarëve të tyre, ishte edhe deputeti Agron Çela, shefi i kabinetit të presidencës Edmond Panariti dhe këshilltari Flamur Gashi. Mes të dekoruarve ishin edhe dy figura shumë të njohura të sportit shkodran dhe më gjërë.

Bëhet fjalë për ish futbollistin e mirënjohur, Suad Durraj(pas vdekjes) dhe mundësin veteran Selaudin Rexha, të cilët u vlerësuan me titullin e lartë, “Mjeshtër i Madh”. Për tifozërinë e zjarrtë shkodrane, 3 herë kampioni kombëtar dhe po kaq edhe fitues i Kupës së Republikës së atëhershme me Vllazninë e Shkodrës, Suad Durraj është i paharruar në kujtesën e tyre.

Karriera sportive e mbrojtësit shtatlartë, Suad Durraj, nuk ishte e gjatë(1968-81), pasi si rezultat i një ataku në zemër gjatë kohës që zhvillonte stërvitjen në fushën e futbollit të stadiumit të atëhershëm, “Vojo Kushi”, ndërroi jetë në moshë të re. Titullin “Mjeshtër i Madh” akorduar për ish futbollistin Suad Durraj(pas vdekjes) e mori në dorëzim e motra e tij së bashku me nipin, të cilët falenderuan Presidentin e Republikës, Ilir Meta për nderimin që iu bë Suad Durrajt.

Me të njëjtin titull, Mjeshtër i Madh u nderua edhe ish mundësi kampion, Selaudin Rexha. Një sportist model i peshave të lehta, i cili nën drejtimin e trajnerit Eljaz Ahmeti ishte disa herë kampion i viteve 80-90-të. Krahas titujve individual, Selaudin Rexha ka dhënë një kontribut të çmuar në sukseset e  ekipit Vllaznia, i cili ishte lider i mundjes së lirë shqiptare të atij brezi.

Pjesë e kësaj ceremonie ishin edhe dekorimet e tjera për njerëzit e artit dhe kulturës. Me titullin e lartë “Kalorës i urdhërit të Skenderbeut” u nderua dom Prek Ndrevashaj, një nga figurat më të spikatuara të klerit katolik shqiptar në diasporë, themeluesi i kishës së parë shqiptare,”Zoja Pajtore e Shqiparvë”, në Miçigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Fatmir Toçi me titullin “Kalorës i urdhërit të flamurit”, Zija Vukaj me titullin “Naim Frashëri”, ndërsa mjeshtra të medhenj u vlerësuan: Nikoll Nikprelaj, Shaban Gjeka, Gezim Salaj, Pretash Nilaj.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img