Wednesday, May 1, 2024

Nuk mjaftuan 120 mijë euro premio për kualifikim, presidenti i Tiranës, Refik Halili, shpreh keqardhje për eliminimin nga luksemburgasit e Dudelanzh

Lexo

Për të motivuar skuadrën drejt kualifikimit në turin e dytë të Ligës së kampioneve, presidenti i KF Tirana, Refik Halili vendosi 120 mijë euro premio. Shumë, të cilën futbollistët bardheblu nuk arritën ta merrnin, sepse u eleminian nga luksemburgasit e Dudelanzh. Në prononcimin e dhënë për mediat menjëherë pas ndeshjes, Halili shpreh keqardhje për eleminimin, ku sipas tij, edhe fati nuk ishte me to. Ndërkohë, nga ana tjetër beson se Tirana do të dijë të kthehet tek rezultatet pozitive në kampionat.

“Fati nuk ishte me ne në pjesën e parë. Një gol do na bënte një gjë shumë të madhe. Skam çfarë them, ishte diçka që nuk e kishim menduar që do të merrnim këtë rezultat negativ. Do të shikojmë, të marrim masa për të ardhmen. Më vjen keq vetëm për diçka. Më vjen keq që dalim kampion, eliminohemi në turin e parë dhe më pas duhet të kthehemi përsëri në kampionat.

Për të shkuar më tutje duhet edhe më shumë punë. Duhen edhe më shumë blerje. Për mendimin tim, është shumë e thjeshtë të thuash që merkato s’kemi bërë. Nuk është e kollajshme që të gjesh lojtarë. Ka pak lojtarë që të bëjnë atë punë që do stafi. Ne do të vazhdojmë me shumë qetësi të ecim përpara. Flas për këtë çfarë kemi nisur. Shehi dhe e gjithë skuadra janë në rregull. Kjo është mundësia. Që të vazhdosh të ecësh në Champions, duhet të kesh më shumë lojtarë kontingjent dhe më shumë lojtarë cilësor. Po të ishte bërë goli do të flisnim ndryshe. Skuadra ka bërë lojëra të mira. Blerjet që kemi bërë, në kampionat do të jenë më cilësorë. Aleksi dhe Hasanin do ti shikoni, Hasani ka për të qenë një nga më të mirët e kampionatit. Problemi është çfarë do të bënim për Champions-in, iku tani të mendojmë për të ardhmen”, tha njëshi i klubit bardheblu, Refik Halili.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img