Monday, November 25, 2024

Tjetër goditje për kombëtaren. Pas Gjimshitit dhe Çikalleshit, rrezikon të mungojë edhe Gjasula. Pritet përgjigja e testit Covid 19

Lexo

Nuk mjafton Gjimshiti, pika më e fortë të formacionit kuqezi, i cili i dëmtuar në minutat e para të përballjes me Hungarinë i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Dhe, pas tij edhe Çikalleshi i deklaruar që dje me Covid 19, por në skenë del edhe Klaus Gjasula, një tjetër pikë e fortë e mesfushës së kombëtares tonë.

Akoma nuk është zyrtare, por burime pranë Federatës Shqiptare të Futbollit bëjnë të ditur se Gjasula dyshohet të jetë prekur edhe ai nga Covid 19. Stafi mjekësor i kombëtares kuqezi është në kontakt të vazhdueshëm me institucionin përkatës, i cili po merret me analizat e mesfushorit kuqezi. Të gjithë shpresojnë se përgjigja e analizës së fundit do të rezultojë negative dhe Gjasula t’i bashkohet skuadrës, por gjithësesi, në kampin kuqeblu kanë filluar të mendojnë për zëvendësimin e tij në formacion.

Nëse vertet, do të zyrtarizohet mungesa e Gjasulës, atëherë situata për teknikun Reja turbullohet jo pak, kur kemi parasysh se me pa Gjimshitin, Gjasulën dhe Çikalleshin, formacioni i Shqipërisë merr një goditje të rëndë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img