Friday, April 19, 2024

Zyrtare-Klaus Gjasula rezulton pozitiv me Covid-19, nuk luan sonte ndaj Polonisë

Lexo

Kishte një rreze shprese që përgjigja e analizave të dyta të kryera nga mesfushori kuqezi, Klaus Gjasula për Covid 19, të dilte negative dhe futbollisti të ishte i gatshëm t’i shërbente skuadrës mbrëjen e sotme në përballjen ndaj Hungarisë, por ka ndodhur e kundërta. Gjasula ka rezoltuar pozitiv duke i dhënë fund hamendësimeve për praninë e tij në ndeshjen e sotme. Lajmin e bën të ditur zyrtarisht, vetë FSHF, përmes zyrës së shtypit përmes një deklarate për shtyp.

“Një tjetër futbollist do t’i mungojë Kombëtares shqiptare në sfidën vendimtare ndaj Polonisë, që luhet këtë të martë në stadiumin “Air Albania” të Tiranës. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se mesfushori Klaus Gjasula nuk do të jetë në dispozicion të skuadrës, pasi rezultoi pozitiv me Covid-19.
Futbollisti kuqezi ka pasur simptoma dhe ka bërë menjëherë testin me tampon, ku më pas ka rezultuar pozitiv. Në këto kushte në bazë të protokollit sanitar i gjithë ekipi dhe stafi teknik kanë kryer sërish testin me tampon dhe të gjithë kanë rezultuar negativ.
Klaus Gjasula bëhet kusht mungesa e pestë e kuqezinjve në ndeshjen shumë të rëndësishme ndaj Polonisë, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”. Përveç mesfushorit trajnerit Reja do t’i mungojnë edhe Bekim Balaj e Berat Gjimshiti të dëmtuar, Endi Çekiçi i skualifikuar dhe Sokol Cikalleshi, i cili gjithashtu ka rezultuar pozitiv me Covid-19 në testet e një dite më parë.”, thuhet në deklaratën në fjalë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img