Saturday, November 23, 2024

Tjetër sukses i Vllaznisë në Taekwondo, pesë medalje në Kampionatin Kombëtar të moshave

Lexo

Vllaznia në Taekwondo nuk di të ndalet. Pas sukseseve të mëparshme, falë përgatitjeve sistematike dhe shumë profesionale të drejtuara nga kyetrajneri Elion Puka, ekipi shkodran i Taekwondo-së, shkëlqen edhe në Kampionatin Kombëtar të Taekwondo-së për kategorinë e para të rinjve. Në ndeshjet e zhvilluara në pallatin e sportit “Farie Hoti” të Tiranës, Vllaznia mori pjesë me dhjetë sportistë dhe me një arbitër Gramoz Hasa.

Ashtu si edhe në garat e tjera, sportistët shkodranë spikatën me përgatitjen e tyre komplekse, fizike dhe teknike, duke dominuar në peshat e tyre konkuruese. Në përfundim të aktivitetit, Taekwondistët shkodranë të drejtuar nga trajneri Elion Puka fituan pesë medalje, një të artë, tre të argjenda dhe një të bronztë.

Figurën më të mirë sportive e ka bërë sportistja Selma Uruçi, e cila duke konkuruar në peshën deri në 47 kilogram u shpall kampione e Shqipërisë.

Me vend të dytë dhe medalje argjendë janë nderuar tre sportistët shkodranë, Gjulja Xhaji konkuruese në peshën  deri në 37 kg dhe Edrit Coka në peshën deri në 37 kg, si dhe Anselma Xhaji e peshës deri në 51 kg. Ndërsa, vendi i tretë dhe medalja e broxtë ishte për taekwondistin shkodran, Aron Duka i peshës deri në 41kg.

Një paraqitje kjo mjaft e mirë e sportistëve shkodranë duke pasur parasysh rivalitetin e fortë mes ekipeve të tjera pjesmarrëse, ndërkohë që në garat e ardhshme priten rezultate edhe më të mira nga sportistët shkodranë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img