Tuesday, April 23, 2024

Zgjedhjet në KOKSH, Fidel Ylli votohet në postin e presidentit

Lexo

Ish sportisti kampion i mundjes klasike, biznesmeni, deputeti dhe poltikani, Fidel Ylli është presidenti i ri i KOKSH- Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar. Këtë verdikt e ka dhënë Asambleja e 24 e Përgjithshme Zgjedhore mbajtur fundjavën e kaluar ku zoti Ylli ka marrë votat e duhura për drejtimin e këtij institucioni. Mbledhja maratonë është shoqëruar me shumë diskutime, por që pjesa më e rëndësishme ka qenë votimi për organet e reja drejtuese, aty ku, midis 3 kandidaturave për postin e Presidentit ka triumfuar Fidel Ylli, i cili  ka marrur 40 vota, kundrejt 12 votave për Vojo Malon dhe 4 votave për Martin Bibën.

Ndërkohë që është votuar edhe për postin e Zv/Presidentit të KOKSH-it, aty ku kreu i volejbollit shqiptar, Erlind Pëllumbi ka triumfuar në raundin e dytë ndaj Denisa Rushit, ashtu sikundër edhe Genc Boga ka triumfuar në raundin e dytë ndaj Edlir Memajt për postin e mbajtësit të thesarit.

Kështu, Komiteti i ri ekzekutiv i KOKSH-it do të përbëhet nga Presidenti Fidel Ylli, Zv/Presidenti Erlind Pëllumbi, mbajtësi i thesarit, Genc Boga, anëtari që përfaqëson sportistët, Izmir Smajlaj, por edhe 7 anëtarë të tjerë, nga të cilët Gjergj Ruli, Luiza Gega dhe Florend Kalivopulli i kanë marrë që në raundin e parë votat e nevojshme, ndërsa për Tatjana Marash, Enkelejda Caushi, Labo Capo dhe Endrit Hoxha u deshën balotazhi i tretë dhe i katërt për ti zgjedhur si anëtarë të Komitetit Ekzekutiv.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img