Tjetër vlerësim për Armando Brojën, BBC e shpall “lojtarin e ndeshjes”

Kanali publik britanik, BBC e ka vlerësuar sulmuesin me notën më të lartë të ndeshjes, 7.74 dhe njëkohësisht e ka shpallur lojtarin  më të mirë të ndeshjes.

Gol për t’u vendosur në kornizë, ashtu siç vetëm Broja di të shënojë. Një goditje manuali, kirurgjikale por njëkohësisht edhe shumë e fortë në cepin e djathtë të portës së kundërshtarit, veoprim që e konfirmon Armando Brojën një nga surprizat më të ëmbla të Premier League këtë sezon pasi në 6 ndeshje si titullar ka shënuar 4 gola me fanellën e Southampton. Pas 90 minutëshit londinez në “Selthurst Park”, tabloidi “Daily Mail” e vlerëson me notën 7 sulmuesin shqiptar, një nga më të notat më të larta në skuadrën e “shenjtorëve” që nuk arriti ta ruante avantazhin e përkohshëm që i dha  20-vjeçari.

Kanali publik britanik, BBC e ka vlerësuar Brojën me notën më të lartë të ndeshjes, 7.74, më shumë se çdo lojtar tjetër në fushën e lojës dhe njëkohësisht e ka shpallur lojtarin  më të mirë të ndeshjes. Kjo është hera e parë në vitet e fundit që BBC jep një vlerësim të tillë për një lojtar 20-vjeçar. “hampshirelive” i vendos talenti shkodran notën 8 si askush tjetër në mbrëmjen e ftohtë të Londrës, duke theksuar se kur Broja ka një mundësi sado të vogël për të shënuar, e bën një gjë të tillë pa u menduar dy herë.

“Një nga golat më të bukur të kohëve të fundit për shenjtorët”, thekson gazeta lokale. Faqja e specializuar e statistikave “OptaJoe” vë në dukje një fakt. “Armando Broja ka shënuar më shumë gola në Premier League se sa Lukaku me 3, Haverz me 2 dhe Ëerner me 1 dhe të mendoni që është në huazim nga Chelsea”, shkruan në Tëitter “OptaJoe”.

Nuk mund të mungonte në vlerësimet për shqiptarin as trajneri i tij, austriaku Ralph Hasenhüttl, i cili pas ndeshjes u shpreh se goli i realizuar nga sulmuesi shtatlartë është absolutisht fantastik duke theksuar se kjo është ajo për të cilën skuadra ka shumë nevojë në këto momente.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu