Friday, January 23, 2026

Tomas Brdariç, merr edhe Çobën tek Drenica. Sulmuesi shkodran gjen në skuadër edhe ish-ët e Vllaznisë: Jonuzi, Da Silva, Qarri…preferon edhe videoanalistin dhe përkthyesin Endri Mani…

Lexo

- Reklamë -spot_img

FC Drenica, skuadra e Superligës së Kosovës shfaqet e dashuruar me ish-ët e Vllaznisë, kur për fazën e dytë të sezonit futbollistik 2025-2026, drejtuesit e klubit kanë firmosuar me pesë të tillë.

I preferuari i parë i Drenicës ishte trajneri Tomas Brdariç, i cili më pas nuk ka vonuar dhe ka bërë pjesë të skuadrës edhe katër futbollistë që më herët kanë luajtur për Vllazninë.

Dy prej tyre janë shkodranët, portjeri Kristi Qarri dhe sulmuesi Mehdi Çoba, ndërkohë që të njëjtën gjë ka bërë edhe me kuksianin Fjoart Jonuzi dhe brazilianin Viktor Da Silva.

I fundit, sipas radhës që firmos zyrtarisht për Drenicën është sulmuesi Mehdi Çoba, për të cilin klubi kosovar shkruan:

“Kemi kënaqësinë të njoftojmë arritjen e marrëveshjes me sulmuesin Mehdi Çoba, i cili tashmë është zyrtarisht pjesë e familjes tonë kuqezi. Çoba i bashkohet ekipit me ambicie të qarta për të forcuar repartin ofensiv dhe për të dhënë kontributin e tij maksimal në arritjen e objektivave tona sezonale. Mirë se vjen në Drenicë, Mehdi!

Marrja nga ana e trajnerit gjerman të një kontigjenti të bollshëm nga klubi kuqeblu, ka tërhequr vemendjen jo pak në qytetin verior duke parashikuar se mund të ketë edhe ndonjë tjetër të kësaj natyre.

Madje, një gjë e tillë u komentua jashtë kamerave edhe pas konferencës së sotme të shtypit të pragndeshjes, Vllaznia-Partizani, ku teksa i pranishëm ishte edhe videoanalisti Endri Mani(përkthyesi i Bismark në konferencë), një nga personat që Brdariç ka pasur pranë, jo vetëm si videoanalist, por edhe në rolin e përkthyesit, ku paksa edhe me humor, u tha se tekniku gjerman ka kërkuar të marrë edhe Manin në Drenicë.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img