Tomas Brdariç, në Indi për të drejtuar skuadrën kampione, FC Çenaijin. Së bashku me të, edhe djali i tij, Tim

Ndonëse i ka akoma të freskëta kujtimet me Shkodrën dhe Shqipërinë, ku përpos një trofeu siç ishte Kupa e Shqipërisë, si dhe rezultateve të tjera pozitive, duke e bërë atë trajnerin më të mirë të vitit, ish trajnerit kuqeblu, Thomas Brdariç do t’i duhet të udhëtojë shumë larg, në Indi, për të vaszhduar karrieren sportive.

Në fakt, emri i tij u lakua shumë për një akord me të kuqtë e Partizanit,apo edhe ndonjë skuadër tjetër shqiptare, përfshirë edhe ato të kampionatit kosovar, por realiteti flet ndryshe. Tashmë, ai është zyrtarisht, pjesë e kampionatit Indian, një përvojë krejt e re kjo për të. Janë plot 6,632 km larg njëra-tjetrës, ose thënë ndryshe një udhëtim me avion prej plot 14 orësh e 10 minutash, nga Evropa Juglindore, deri në skajin jugor të nënkontinentit Indian për të drejtuar dy herë kampionen e Superligës së Indisë, FC Çenaijin..

Kjo është metamorfoza që po përjeton ish-trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç, që ka ndërruar jo vetëm skuadër, por edhe kontinent në zgjedhjen e tij për të vijuar karrierën. Ish-futbollisti i përfaqësueses gjermane ka nënshkruar ditët e fundit me

Ai zëvendëson ish-lojtarin e përfaqësueses së Indisë, Sajed Sabir Pasha, i cili shërbeu si trajneri i përkohshëm pas shkarkimit në mesin e sezonit të shkuar të Bozhidar Bandoviçit për shkak të rezultateve të dobëta.

Nga sa mësohet, në Indi, Thomas Brdariç do të udhëtojë së bashku me djalin e tij, Tim Brdariç, futbollist ky që një sezon më parë ishte pjesë e Vllaznisë, ku aktivizimet më të shumta i kishte me skuadrën e 21 vjeçarëve.

47-vjeçari Brdariç, i cili ka drejtuar një numër klubesh në nivelet e ulëta në Gjermani, e udhëhoqi Vllazninë drejt vendit të dytë në kampionat dhe drejt fitimit të Kupës në sezonin 2020-21, por u largua në fund të sezonit që sapo u mbyll, edhe pse e çoi skuadrën sërish deri në finale të Kupës, ku skuadra shkodrane e mbrojti me sukses trofeun.

“Mezi po e pres këtë udhëtim të ri, që e shoh si një përvojë dhe një sfidë të re. Kjo nuk është hera e parë që punoj jashtë Gjermanisë dhe jam i ndërgjegjshëm për rrethanat, por jam gati për të nisur sa më parë punën me FC Çenaijin”, është shprehur Thomas Brdariç, për faqen zyrtare të klubit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu