Trajneri Edi Martini, merr drejtimin e KF Trepça

Që prej mbrëmjes së dielë, Edi Martini, është zyrtarisht trajner i ekipit të Trepçes. Ish futbollisti kampion me Vllazninë, por edhe me tre trofe në krye të Teutës së Durrësit, Kampion, Kupë dhe Superkurë, ka pranuar oferten e KF Trepça, i cili një ditë më parë mbylli bashkëpunimin me trajnerin e mëparshëm, Emin Baliqi, që pas humbjes me Istogun dha dorëhejen.

Njoftimi i KF Trepça

Zyrtare Edi Martini, trajneri i ri i KF Trepça

KF Trepça ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me trajnerin Edi Martini, i cili do të marrë drejtimin e skuadrës sonë

Me një karrierë të pasur dhe një filozofi të lojës, Martini sjell përvojë, disiplinë dhe ambicie për një ekip të fortë dhe konkurrues

I urojmë mirëseardhje dhe suksese në këtë rrugëtim të ri

KF Trepça

Mitrovicë, [ 16.02.2025 ]

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu