Saturday, July 27, 2024

Trajneri i Bullgarisë Krstajiç: “Duhet të kemi parasysh që përballë kemi një ekip serioz si Shqipëria”

Lexo

Bullgaria ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen miqësore që do të luajë me Shqipërinë të martën në “Air Albania”, duke nisur nga ora 18:00. Skuadra kërkon të hedhë pas krahëve disfatën me Lituaninë dhe synon një rezultat pozitiv të martën mbrëma në “Air Albania”. Në prag të takimit, foli trajneri i Bullgarisë, Mladen Krstajiç:

“Është e vërtetë që kemi pasur pak kohë, pasi janë vetëm 2 ditë nga ndeshja e fundit. E kemi bërë analizën e ndeshjes së fundit dhe asaj çka nuk shkoi, kemi motivuar lojtarët për këtë sfidë që na pret dhe besoj se jemi gati. Nuk jemi në luftë, jemi në një ndeshje ku ne do të kërkojmë të kemi sukses. Duhet të kemi parasysh që përballë kemi një ekip serioz si Shqipëria.

Nuk duhet të ushtroni presion mbi lojtarët, presioni më takon vetëm mua. Ata do të bëjnë maksimumin duke punuar maksimalisht e duke zbatuar atë çka u kërkohet. Kemi pak kohë që jemi riformuar, por ne do të bëjmë maksimumin tonë, ndaj duhet të prisni ndeshjen me Shqipërinë, për të parë se çdo të prodhojë fusha”- tha ai.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img