Saturday, July 27, 2024

(Video) Barazoi me Erzenin në Shkodër, trajneri i Vllaznisë U21 Ergi Borshi, i pakënaqur me skuadrën: Boshtin e skuadrës e ka marrë ekipi i parë, luajtëm me 17 dhe 19 vjeçarë

Lexo

Tre barazime, përfshirë edhe të sotmin 1 me 1 me Erzenin luajtur në stadiumin “Reshit Rusi”, si dhe një humbje në transfertë me Apoloninë e Fierit, është bilanci i katër javëve kampionat për Vllazninë U21.

Në prononcimin e dhënë menjëherë pas ndeshjes së sotme, trajneri i kuqebluve, Ergi Borshi shprehet jo i kënaqur me paraqitjen e këtyre katër javëve kampionat. Sipas tij, një gjë e tillë ka ardhur edhe nga mungesa e lojtarëve cilësorë, sepse boshti kryesor i skuadrës është në dispozicion të skuadrës së parë të Vllaznisë, e cila nga ana e saj po vuan mungesen e disa lojtarëve të dëmtuar.

Në të tilla kushte, përfshirë edhe ndeshjen e sotme me Erzenin, teknikut Borshi i është dashur të aktivizojë futbollistë nga ekipet U19 dhe U17. Megjithatë, edhe pse me këtë problematikë mungesash, për teknikun Borshi, me pak kujdes dhe me rastet që u krijuan, sidomos me dy shtyllat në fund të takimit, ndeshja mund të fitohej.

(Video) Prononcimi i plotë i trajnerit të Vllaznisë U21, Ergi Borshi, pas barazimit 1-1 me Erzenin e Shijakut.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img