Sunday, November 24, 2024

Trajneri i korçarëve, Skënder Gega, komenton humbjen e pësuar sot në shtëpi me Tiranën 0-4

Lexo

“Ndjej keqardhje për humbjen. Me meritë të plotë Tirana e ka dominuar kampionatin. Ne e dinim që sot na mungonin titullarët. Por besoj se edhe dëshira për të marrë maksimumin na penalizoi. Ky është futbolli. Më vjen keq sepse nuk e bëj dot analizën e kësaj ndeshje.

Jam në kontakt, sepse nuk e dija që do ta merrja ekipin. Ishte një vendim që e mora në moment. Unë e kam moralin, por kam folur me skuadrën dhe ata duhet të luajnë si profesionistë. Nesër do të ulem me ekipin të flasim dhe të mos shohim hallet e të tjerëve, sepse nuk e pa kush hallin e Skënderbeut.

Nuk e kam idenë për klubin se çfarë projekti ka. Edhe tetë javë do të jem trajneri i Skënderbeut dhe do mundohem t’i jap këtij qyteti energjitë e mija. Nuk kam kontratë dhe nuk kam folur kurrë për kontratën. E mora përsipër që të ndihmoja sadopak. Nuk jam këtu që të shesë lojtarë. Për aq kohë sa do jem këtu do të jap maksimumin. Problemi është që ne njihemi të gjithë. Nga ana profesionale nuk mund të mendojmë për hallet e të tjerëve. Unë sot përfaqësoj Skënderbeun dhe jemi në këtë situatë. Ky qytet më ka dhënë kënaqësi të madhe, prandaj erdha”, tha për Supersport, menjëherë pas ndeshjes, Skënderbeu-Tirana 0-4, trajneri i korçarëve, Skënder Gega.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img