Friday, May 3, 2024

Mundi Skëndërbeun në transfertë 0-4, trajner i Tiranës, Shehi i kënaqur me skuadrën, titulli tashmë formalitet

Lexo

“Gjatë kësaj periudhe ne kemi luftë të madhe me veten, se duhet të jemi profesionistë se me kaq pikë distancë është risi, pra testojmë veten që të jemi gjithmonë profesionistë. Më vjen mirë për mënyrën si u sollën në detyra e impenjim, kur dihet që në këtë distancë mund të bjerë impenjimi, por sot e kishin maksimal.

Të jesh pranë titullit është ndjesi e mirë. Kam drejtuar tre skuadra dhe ishte pikërisht Skënderbeu që mora skuadrën në fillim dhe e nisa me fitoren e Superkupës, te Kukësi dolëm nënkampion në periudhë të shkurtër, tani te Tirana është ndjesia e mirë se e kemi ndërtuar vetë skuadrën dhe kemi pasur ecuri të mirë. Ndjesi e mirë duke u shpallur kampion dhe me dominim.

Është e vërtetë që këtu kam kaluar 9 vite, duke fituar tituj e Kupa e Superkupa. Sigurisht me vjen shumë keq për këtë skuadër, në këtë stadium ku kemi shkruar historinë, është fatkeqësi e madhe që Skënderbeu po i afrohet Kategorisë së Parë. Janë dy vjet në ujëra të turbullta dhe sigurisht keqardhja është shumë e madhe që një skuadër si Skënderbeu është në këto pozita.

Të rinjtë mendoj se janë pjesë e rëndësishme për vazhdimësinë, ata që kemi marrë janë në moshë të re, edhe ata të U19 i kemi futur në lojë gradualisht. Elementi i ri është shumë i domosdoshëm, kur ke një bosht dhe i jep hapësirat e duhura, që të mos dëmtohen, mendoj se rriten dhe personalisht jam partizan i elementit të ri.”, tha për SuperSport, tekniku i Tiranës, Orges Shehi, ndërkohë që pohoi se badheblutë kanë filluar të pikëtojnë emrat e parë të futbollistëve që pritte të bëhen pjesë e skuadrës.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img