Tuesday, November 26, 2024

Tre javë nga finalja e madhe e UEFA Conference League në Tiranë, FSHF në përgatitjet e fundit

Lexo

Kur kanë mbetur edhe tre javë nga finalja e madhe e UEFA Conference League, që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” vazhdojnë përgatitjet për organizimin sa më të mirë të këtij eventi gjigand. Grupet e punës në terren vazhdojnë punën për të përgatitur infrastrukturën e duhur që gjithçka të jetë gati për të pritur ngjarjen më të madhe që mund të ketë pritur Shqipëria në historinë e vetë.

Në lidhje detajet e organizimit të kësaj finaleje ka folur edhe Drejtori i Marrëdhënieve Institucionale dhe Projekteve në FSHF, Erand Ibrahimi, i cili në një intervistë për televizionin “ABC Neës” ka shpjeguar se çfarë do të thotë kjo ngjarje për vendin tonë, punën që po bëhet për të mirëpritur sa më mirë këtë ndeshje, efektet ekonomike, por edhe për çështjen e biletave.

Event historik – “Conference League është kompeticioni i tretë i UEFA-s për klube, por duke qenë se ky është vitit i parë që ky turne zhvillohet në një farë sensi nga pikëpamja simbolike merr më tepër rëndësi se Chamoions dhe Europa League. Për ne absolutisht po, sepse është eventi i parë historik i këtij niveli që zhvillohet në Shqipëri dhe nuk ka patur një ngjarje të këtyre përmasave më përpara. Ka qenë realisht shumë e vështirë për të siguruar organizimin e një ndeshjeje të këtij niveli, finalen e një turneu të organizuar nga UEFA.

Kur nisi aplikimi – “Puna që kemi nisur për sigurimin e një finaleje të madhe, pavarësisht se në kohë kur ne kemi nisur përpjekjet për të sjellë një ndeshje të madhe në Tiranë, ka qenë sigurisht e lidhur me garantimin e infrastrukturës. Ne dëshironim një stadium që mund të priste një finale të tillë, që kërkon padyshim standarde shumë të arta infrastrukturore dhe në momentin që ne kemi hedhur themelet për ndërtimin e stadiumit “Air Albania”, njëkohësisht ne kemi nisur lobimin.

Pra, puna ka nisur shumë kohë më parë që në momentin që ka nisur ndërtimi i stadiumit. Ka qenë një ambicie personale edhe e Presidentit Duka për të sjellë një event të tillë, për ta lartësuar futbollin, jo vetëm me rezultatet që mund të kemi brenda nesh, qoftë ato kombëtar, qoftë ato në nivel ndërkombëtar, por për të sjellë diçka që do të shërbejë edhe si një platformë përfaqësimi dhe imazhi për të gjithë vendin, jo vetëm për futbollin”.

Bashkëpunimi institucional – “Nga pikëpamja e organizimit, përtej aspektit sportiv, përfshin bashkëpunimin e shumë institucioneve, kryesisht Bashkinë e Tiranës, por edhe ministri të linjës që do të jenë mekanizma ndihmës për të lehtësuar zhvillimin në mënyrë të shkëlqyer të kësaj finaleje. Padyshim edhe FSHF që është institucioni kryesues i gjithë procesit për Shqipërinë. Ne presim të kemi rreth 35 mijë tifozë që mund të vijnë në Tiranë, pasi edhe në finale të tjera sipas përllogaritjeve të UEFA-s numri i tifozëve që vijnë për një finale, qoftë për të parë ndeshjen në stadium, qoftë për të festuar me ekipin, është pothuajse dyfish. Do të jenë ditë festive, Tirana do të jetë e gjitha e rezervuar ato ditë sa i përket akomodimit. Është një operacion që kërkon bashkëpunimin e shumë institucioneve, që nga aeroporti që do të ketë një intensitet të jashtëzakonshëm pune me shumë fluturime, më pas flota e automjeteve të transportit që do të shërbejë si një urë nga aeroporti për në qytet të gjithë grupeve dhe tifozerive”.

Besimi i UEFA-s te FSHF – “Ky si aktivitet në kilometrin e parë të tij ka marrë besimin që UEFA ka gjetur te FSHF. Nuk është hera e parë që ne organizojmë aktivitete të dizenjuara nga UEFA e që kërkojnë nivel të lartë standardesh organizimi. Ne kemi organizuar turne ndërkombëtarë moshash, që ne i kemi trajtuar dhe organizuar me nivel shumë të mirë. Ky ka qenë hapi i parë që UEFA ka konsideruar kur ka bërë edhe vlerësimin e propozimit që ne kemi paraqitur. Pjesa tjetër padyshim që është shumë e rëndësishme infrastruktura dhe mobiliteti. Kemi një stadium të kategorisë 4 që është krenaria jonë dhe që e mikpret këtë finale. Grupi organizator që po merret me finalen kanë gjetur lehtësira më të mëdha se sa në stadiume më të njohura të Europës.

Është një event që mund të gjenerojë në të gjithë tërësinë rreth 140 milionë euro, që është një vlerë e jashtëzakonshme që injektohet në ekonominë vendase. Pra të mirat materiale janë vërtetë gjigande për vendin tonë”.

Çështja e biletave – “Organizatori i këtij eventi është UEFA dhe është pikërisht ky institucioni që bën alokimin e të gjitha biletave për të gjitha tifozeritë. Ka një plan të qartë se sa bileta shkojnë për klubet pjesëmarrëse në finale, ka një kuotë për publikun e gjerë, por është i gjithi i menaxhuar në mënyrë online. FSHF ka pasqyruar në faqen zyrtare të saj edhe informacionin dhe linkun ku mund të bëhet regjistrimi i të gjithë atyre që duan të blejnë bileta. Më pas është UEFA që shqyrton aplikimet dhe vendos për se kush duhet t’i blejë. Nuk ka asnjë biletë që shitet në formë fizike, nuk ka asnjë sportel ku biletat mund të blihen fizikisht dhe unë gjej rastin edhe një herë t’i bëj thirrje të gjithë njerëzve që kërkojnë bileta, të konsultohen me faqen e FSHF-së për të marrë informacion ku mund të bëhet regjistrimi dhe kërkesa për rezervimin e biletave. Biletat kanë çmime të ndryshme, fillojnë nga 30 euro e deri në 125 euro maksimumi në varësi të pozicionimit. Do të modifikohet tribuna e medias, duke trefishuar vendet për gazetarët dhe do të krijohen dy studio televizive në dy tribuna të stadiumit”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img