Ndeshja e “Air Albania” mes Shqipërisë dhe Bullgarisë i është besuar një arbitri nga Kosova. Autoritetet përkatëse kanë bërë me dije se këtë përballje do ta gjykojnë një 3-she arbitrash nga Kosova.
Kryesorë do të jetë Mervan Bejtullahu, i cili do të asistohet nga Fatmir Sekiraqa dhe Edmond Zeqiri. Arbitëri i 4-të do të jetë nga Tirana dhe bëhet fjalë opër Erjon Bastari.
VAR-i në këtë takim nuk do të jetë funskional dhe për këtë motiv edhe roli i kryesorit do të jetë mjaft i rëndësishëm. Bejtullahu ka fituar stemën e FIFA-s thuajse një vit më parë.