Tuesday, April 23, 2024

Pas “Loro Boriçit” dhe “Elbasan Arena”, radhën për t’u mbyllur e kanë edhe dy stadiumet e tjera, “Demrozi Arena” dhe “Niko Dovana”

Lexo

Kete sezon bie ne sy se disa skuadra jan detyruar te luajn ndeshjet e tyre si prites në stadium te tjera. Fillimisht u mbyll “Loro Boriçi” dhe “Elbasan Arena” te cilet mbyllen dyert e tyre per Vllaznine dhe Elbasanin per shkak se do te behet mbjellja e barit.

Tashme duket se te njejtes procedure do t’i nenshtrohen edhe impianti i Durresit dhe Rrogozhines. Ne kete menyre “Demrozi Stadium” dhe “Niko Dovana” do te mbyllin dyert,pasi do te behet mbjellja e barit. Ne keto kushte Teuta dhe Erzeni por edhe Egnatia do t’u duhet te “shtegtojne” per ne ndeshjet e ardhshme si pritese.

Te 3 skuadrat do te luajne sfidat e tyre ne “Arena e Demave”. Palet kan rene dakort ne nje menyre apo ne nje tjeter qe sfidat e tyre te ardhshme te zhvillohen ne kryeqytet. Keshtu dueli mes Erzenit dhe Partizanit i vlefshem per javen e 9-te,sfida mes Teutes dhe Partizanit qe luhet ne kuader te javes se 10-te,Egnatia-Kukesi per javen e 11-te dhe Erzeni-Egnatia e vlefshme per javen e 12-te do te zhvillohen te gjitha ne “Arena e Demave”.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img