Gazetarët e Shqiperisë, Malit të Zi, Bosnjë Hercegovinë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut ishin pjesëmarrës për dy ditë me radhë në Ulqin në kuadrin e Turneut Ndërkombetar, “Ada Bojana 2022”.
Në takimet eleminatore të luajtura ditën e parë, Shqipëria që përfaqësohej kryesisht me gazetarët shkodranë fituan me rezultatin 3-1 ndaj Bosnjë Hercegovinës, ndërkohë që Mali i Zi fitoi ndaj Serbisë me rezultatin 5-2. Në takimet e ditës së dytë, Bosnja dhe Serbia luajtën për vendin e tretë dhe të katërt ku fitoi Bosnja duke u rënditur e treta. Ndeshja më e bukur ishte ajo finale mes Shqiperisë dhe Malit te Zi, ku gazetarët shkodranë fituan me rezultatin e thellë 5-0. Në këtë mënyrë, Shqipëria bëhet fituese e turneut, trofeun e të cilit e mori në dorëzim kapiteni Gasper Marku.
Pjesë e aktivitetit dy ditor të zhvilluar në Ada Bojana ishte edhe seminari “Turizmi sportiv në Mal të Zi”, në të cilin morën pjesë edhe Ministri i sportit i Malit të Zi dhe Kryetari i Komitetit Olimpik në Mali të Zi dhe të tjerë publicista dhe gazetarë nga Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia.