Turneu Ndërkombetar “Ada Bojana 2022”, gazetarët shkodranë fitojnë Kupën e Turneut

Lexo

Manchester City, kërkon trofeun e Champions League. Guardiola, optimist për suksesin e tretë

Pas fitimit të Premier League dhe FA Cup, Manchester City është në kërkim të Champions League të parë në...

Shqipëria U-15 fiton miqësoren me Maqedoninë e Veriut. E mposht me rezultatin 3-2 në “Elbasan Arena”

Shqipëria U15-Maqedonia U15,  3-2Formacioni i Shqipërisë U15: Aron Kamberi, Xhoel Mezani, Frensi Mali, Dion Vata, Majkol Luka (C), Henry...

Pragfinalja e Champions League, Manchester City-Inter, Inzaghi: Do luftojmë për çdo centimetër

Stambolli është gati për finalen e Champions League mes Manchester City dhe Interit. Dhe Simone Inzaghi, një hap larg...

Gazetarët e Shqiperisë, Malit të Zi, Bosnjë Hercegovinë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut ishin pjesëmarrës për dy ditë me radhë në Ulqin në kuadrin e Turneut Ndërkombetar, “Ada Bojana 2022”.

Në takimet eleminatore të luajtura ditën e parë, Shqipëria që përfaqësohej kryesisht me gazetarët shkodranë fituan me rezultatin 3-1 ndaj Bosnjë Hercegovinës, ndërkohë që Mali i Zi fitoi ndaj Serbisë me rezultatin 5-2. Në takimet e ditës së dytë, Bosnja dhe Serbia luajtën për vendin e tretë dhe të katërt ku fitoi Bosnja duke u rënditur e treta. Ndeshja më e bukur ishte ajo finale mes Shqiperisë dhe Malit te Zi, ku gazetarët shkodranë fituan me rezultatin e thellë 5-0. Në këtë mënyrë, Shqipëria bëhet fituese e turneut, trofeun e të cilit e mori në dorëzim kapiteni Gasper Marku.

Pjesë e aktivitetit dy ditor të zhvilluar në Ada Bojana ishte edhe seminari “Turizmi sportiv në Mal të Zi”, në të cilin morën pjesë edhe Ministri i sportit i Malit të Zi dhe Kryetari i Komitetit Olimpik në Mali të Zi dhe të tjerë publicista dhe gazetarë nga Maqedonia e Veriut,  Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia.

 

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -