Tuesday, November 26, 2024

U eleminua nga Kroacia me penallti, trajneri i Brazilit, Tite jep dorëheqjen!

Lexo

Trajneri Tite foli në konferencën për shtyp pas penalltive kundër Kroacisë që eliminoi Brazilin nga Katari 2022, njoftoi efektivisht dorëheqjen e tij: “Një disfatë e dhimbshme, por jam në paqe me veten time, është fundi i këtij cikli. Një vendim që e kisha marrë tashmë prej një viti e gjysmë, nuk jam nga ata që i kthehem fjalëve. Nuk e thashë për t’i bërë njerëzit të më kërkojnë të qëndroj nëse fitojmë Kupën e Botës”. Për bilancin e përvojës së tij si trajner i Seleçao. “Tani jam shumë i emocionuar për ta bërë këtë – përgjigjet ai -, nuk jam vërtet në gjendje, nuk mund ta bëj menjëherë pas një eliminimi”.

“Kur ke një objektiv, një projekt katërvjeçar, është e vështirë të gjesh fjalët. Por duhet të ngrejmë kokën, jeta vazhdon. Jemi të trishtuar, të gjithë në grup bënë më të mirën. Jemi të inatosur, gjysmëfinalja ishte në dorën tonë, na shpëtoi”. Kështu është shprehur Casemiro, mesfushori i Brazilit, pas humbjes ndaj Kroacisë në çerekfinale të Botërorit të Katarit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img