Saturday, July 27, 2024

Fantastike, Holanda barazon në minutën e 101-të 2-2 me Argjentinën dhe e çon ndeshjen në shtesë. Në pritje të gjysëmfinalistes së këtij çifti!

Lexo

Holandë-Argjentinë  2-2(Shënues: Eeighorst 83’, 90+11’/Molina 35’, Mesi(p) 73’

Super interesante sfida çerekfinale në mës Holandës dhe Argjentinës. Argjentina e Mesit ishte shumë pranë kualifikimit teksa kryesonte me rezultatin 0-2 falë golave të shënuar nga Molina 35’ dhe kapiteni Mesi me penallti 73’. Por, tulipanët nuk dorëzohen dhe luftojnë deri në fund të takimit.

Shkurtojnë diferencen me anë të Molina 35’ dhe po me të njëjtin autor arrijnë të barazojnë rezultatin në minutën e 101 të shtesës së kohës së rregullt duke e çuar ndeshjen në shtesë 2 herë nga 15 minuta.

Të dyja skuadrat do të kërkojnë fitoren për të prerë kështu biletën për në gjysmëfinale dhe për të hedhur një hap më shumë drejt fitimit të Kupës së Botës. “Tulipanët” do të kërkojnë hakmarrjen e asaj gjysmëfinaleje që e humbën në 2014 nga Argjentina, teksa kjo e fundit ka hyrë me objektivin e vetëm, për të ngritur trofeun e artë. Fituesi i kësaj sfide do të përballet me Kroacinë në gjysmëfinale.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img