Thursday, December 26, 2024

U eleminua nga Kupa, trajneri Edi Martini beson se Teuta mund të kapë Europën në kampionat

Lexo

Edhe pse kishte humbur ndeshjen e parë gjysëmfinale të Kupës së Shqipërisë, ndaj Tiranës me rezultatin 3-0, trajneri i durrsakëve, Edi Martini, shpresonte se në ndeshjen e kthimit të luajtur sot në “Niko Dovana”, do të arrinin ta kthenin rezultatin në favorin e tyre. Por, sfida në fjalë u mbyll në barazim 0-0 duke kaluar Tiranën në finale. Megjithatë, pas ndeshjes, tekniku shkodran i durrsakëve, Edi Martini, duke folur pas ndeshjes për Over Sport, shpreson që Europën ta kapë nga Kampionati.

“Rezultati i parë ishte ajo që mbylli ndeshjen. Fryti i asaj ishte edhe e sotmja. Është ana psikologjike dhe kur gjendja psikologjike bashkohet me situatën fizike, atëherë bëhet e vështirë.

Eliminimi nuk ndikon absolutisht, ndoshta te Tirana ndikon pak më tepër se për ne. Rezultatet e fundit janë shenja optimizmi, jemi në valle për të hyrë në Kupat e Europës, mund të kapim edhe vendin e katërt. Kemi shumë shpresa ndaj jemi në rrugën e duhur.

Do bëjmë çmosin, kemi mbërritur deri në këtë pikë, tashmë jemi 2 pikë larg Laçit e një pikë larg Vllaznisë. Të gjitha janë të vështira, do të mundohemi të bëjmë maksimumin. Shpresojmë t’ia dalim, kemi ndeshe të vështira përpara, më e vështira është ajo në Shkodër. Por kemi njëfarë shprese që mund të kapim vendin e katërt”, u shpeh ndër të tjera, Edi Martini.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img