Sunday, May 19, 2024

Tirana, në finalen e Kupës së Shqipërisë. Zëvendëstrajneri Artan Karapici: E merituam, tashmë e ka radhën derbi i kryeqytetit!

Lexo

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi vazhdon të mos paraqitet në konferencat e shtypit të pas ndeshjes. Një gjë të tillë e bëri edhe sot pas barazimit të gjysëmfinales së dytë të Kupës 0-0 në transfertë me Teutën, ku u kualifikua në finale. Opinionet nga kampi bardheblu për Over Sport, këtë radhë i dha, zëvendëstrajneri Artan Karapici.

 “Derbi? Kjo ndeshje nuk kishte lidhje me derbin sepse ishte Kupë. Falënderoj çunat që arritën një objektiv, finalen e Kupës. Ishte ndeshje ku duhej menaxhuar situata sepse para 3 ditësh kishim ndeshje me Teutën dhe në pjesën e dytë në kampionat, përfituan nga situata kur kishim topin në kontroll. Nuk i lamë të la vënë në vështirësi për të kthyer ndeshjen e parë.

Nuk ndryshoi asgjë. Të dyja ndeshjet kanë qenë nën kontrollin tonë edhe me qarkullim topi. Kur u mundëm, ka qenë një 10 minutësh “Black Out” ku Teuta përfitoi nga ai moment. Por kemi qenë Superiorë ndaj Teutës në të dyja ndeshjet.

Abazaj dhe derbi? Në pjesën e parë ne duhej të shënonim me mundësitë që kishim. Kemi mungesa në derbi por çdo lojtar është i rëndësishëm me Tiranën. Në stërvitje kemi parë sinjale dhe opsione të mira dhe u tregua në fushë. Nuk ishte e nevojshme të luante Abazaj sot por gjendja ishte shumë e mirë dhe nuk donim ta rrezikonim.

Mund të them që kemi situatë të tillë. Në finale të Kupës dhe në vend të parë. Ku ka më mirë se kaq? Çdo ndeshje ka rëndësinë e veçantë por derbi është i rëndësishëm por nuk përcakton kampionatin. Ndeshja nuk zgjidhet me derbin. Lojtarët me më pak minuta po japin sinjale pozitive.

Premio? Presidenti ka qenë gjithmonë i gatshëm gjatë gjithë vitit. Për finalen do e shohim por kemi qenë të kënaqur deri më tani. Është diçka pozitive e Gestit për ne në staf. I jep kohë dhe minutazhin e vet për të dalë në ekran dhe për të pasur një kafe më tepër.

Finalja? Mund të ketë edhe shtyrje sepse kemi ndeshje të rëndësishme. Finalja e Kupës është finale. Tirana është mësuar me trofe dhe është përqindje e madhe por Egnatia ka treguar se është ekip me batuta.

Kolela? Nuk e kemi parë. U bë shumë herë që na sheh dhe kjo është gjë e mirë sepse ne nuk e ndjekim ndonjëherë. Ai ka kohë për të na shikuar dhe besoj se kënaqet”, u shpreh zëvendëstrajneri bardheblu, Artan Karapici.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img