Arabia Saudite u kualifikua për në fazën finale të Kupës së Botës 2026 dhe shteti ka vendosur që të shpërblejë me shifra të mëdha skuadrën kombëtare për këtë arritje. Bonuset janë me të vërtetë të majmë dhe praktikisht lojtarët janë “veshur me ar”.
Sipas agjencisë financiare të lajmeve Asharq Business, Princi Abdulaziz bin Turki Al-Faisal, Ministri i Sportit i Arabisë Saudite, ka vendosur një bonus të ekzagjeruar, plot 50 milionë euro për skuadrën kombëtare.
Çdo lojtar mori 5 milionë rialë sauditë, ekuivalentë me 1.15 milionë euro. Bonusi shkoi gjithashtu për trajnerin, stafin dhe bashkëpunëtorët.