Sunday, December 22, 2024

U përjashtua nga konkurimi në Big Brother VIP, reagon Klodian Duro: Shkak është bërë një deklaratë e gabuar, nisur si ironi, e tepërt tani që e shoh me ftohtësi dhe që i lë vend keqinterpretimit

Lexo

Përfshirja në konkurimin e spektaklit Big Brother VIP e  ish-futbollistit të kombëtares, Klodian Duro, i cili ka lujtur dhe shpallur kampion edhe me Vllazninë, në vijim edhe  trajner në Shqipëri dhe Kosovë, u prit me shumë entuziasëm nga opinioni, sidomos ai sportiv.

Por, fatkeqësisht aventura e Klodit siç njihet edhe nga njerëzit e sportit, në shtëpinë e madhe të Big Brother VIP zgjati shumë pa, pasi “Vëllai i Madh” e ka skualifikuar nga gara. Sipas Duros, siç e ka spjeguar edhe në prononcimin e tij pubi,  Shkak eshte bere nje deklarate e gabuar, nisur si ironi, e tepert tani qe e shoh me ftohtesi dhe qe i le vend keqinterpretimit.

Une, Klodian Duro, ju njoftoj qe rrugetimi im ne Big Brother VIP eshte nderprere sot.

Shkak eshte bere nje deklarate e gabuar, nisur si ironi, e tepert tani qe e shoh me ftohtesi dhe qe i le vend keqinterpretimit.

Me vjen keq qe nuk arrita dot te percillja mesazhet e duhura tek te cilat besoj vertete dhe do t’i deshmoja gjate qendrimit ne shtepine e Big Brother.

Nje ndjese shume e sinqerte i shkon publikut dhe u uroj suksese te gjithe banoreve!” shkuan Duro.

Fragment i shkëputur nga biseda e Klodian Duros me banorin tjetër Meriton Mjekiqi që solli marrjen e masës së përjashtimit të ish futbollistit: 

Klodian Duro: Ruajuni nga mua se unë kur kam rrah gruan time… E di si më dukeni ju apo jo? Ruju.
Meritoni: Une e di, s’je ti ai.
Klodian Duro: E kupto? E rraha ngaqë më mbante gocën dhe e rraha, e kupton?
Meritoni: S’je ti ai.
Klodian Duro: Ruju po t’them se mos m’thush s’të kam thënë! Po i futa dhe nja dy gota raki, se kam kohë që se kam provuar.
Meritoni: Shsh. Ndërroje atë muhabet. As në hajgare mos ta dëgjoj me atë muhabet.

Nuk dihet nëse Duro këto deklaratë e ka pasur seriozisht, me ironi apo në gjendje të dehur. Gjithsesi e dëgjuar në një emision kaq të ndjekur dhe në një kohë kur dhuna ndaj grave në Shqipëri është një fenomen i gjerë, VIP-at duhet të tregojnë kujdes për mesazhet që përcjellin.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img