Wednesday, May 15, 2024

(Video) Futsal-Tjetër barazim i Vllaznisë në shtëpi. Në harkun kohor të një jave, nga 2-2 me Flamurtarin, në 5-5 me Partizanin

Lexo

Vllaznia-Partizani 5-5(Shënues: Alsid Tafili, Ari Djepaxhia(2), Saimir Hyseni, Senad Lekaj/Gjeçi(2), Mumamed Tafili, Hoxha

Vllaznia Futsal dhe Partizani Futsal u ndeshen mbrëmjen e së dieles në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës në kuadrin e javës së katërt të Kampionatit Kombëtar të Futsales, sfidë kjo që u përcoll në një transmetim të drejtpërdrejt në portalin Veriu Sport nën komentin e gazetarit sportiv, Gaspër Marku.

Një ndeshje që u prit me shumë interesim edhe nga tifozëria shkodrane, ku krahas grupimeve të tjera, Vllaznia Diaspora dhe Vllaznit Ultras për t’u përshëndetur ishte rikthimi në këtë ndeshje edhe për grupimin e tifozëve të vjetër me në krye Tut(Astrit) Rrahmanin, të cilët mbështetën skuadrën gjatë të gjithë ndeshjes. Por, njëherazi, misioni i tyre ishte kujtimi dhe nderimi për ish futbollistin e kësaj skuadre, Ermir Lera, i ndarë nga jeta pak kohë më parë në një aksident automobilistik.

Forma e mirë sportive dhe spektakli që skuadra kuqeblu dhuroi një javë më parë në përballjen ndaj Flamurtarit, që edhe pse u mbyll në barazim 2-2, mori vleërësime shumë pozitive, la të kuptohej se një gjë e tillë do të vijonte edhe në përballjen e javës së katërt me Partizanin.

Por, fillimi ndeshjes paraqet në fushë një Partizan që është më kërkues në shënimin e golit të avantazhit. Por, pas një furie të minutave të para nga miqtë, Vllaznia kundrapërgjigjet me të njëjtën mënyrë. Madje, kombinimi, Lekaj-Tafili, gjen golin e avantazhit me këtë të fundit. Teksa shënoi e para, u duk se Vllaznia e drejtuar nga trajneri Bujar Celufaj, do të vijonte dominimin në këtë ndeshje. Por, nuk ndodhi kështu, sepse Partizani u shfaq një ekip kompakt, që në asnjë moment nuk pajtohej me disavantazhin duke ngulmuar në barazimin e rezultatit, siç ndodhi edhe golin e shënuar nga Igli Gjeçin.

Në vazhdim vijnë dy gola radhazi të Ari Djepaxhisë, njëri prej të cilëve me penallti, ndërkohë që nga kampi i të kuqeve regjistrohen dy gola të tjerë me autor Muhamed Tafilin dhe Giovani Hoxhën. Kur duket se skuadrat po shkonin në dhomat e zhveshjes në barazim 3 me 3, është Saimir Hyseni që shënon golin e katërt për Vllazninë duke e mbyllur pjesën e parë me shifrat, 4 me 3 për skuadrën kuqeblu.

Rikthimi në fushën e lojës për 20-të minutat e pjesës së dytë, do të shfaqte në fushën e lojës një Partizan më ngulmues dhe falë edhe freskisë fizike ushtron presion në portën e Vllaznisë, e cila për hirë të së vertetës nuk e ka ritmin e pjesës së parë. Kësisoj, nuk vonon dhe miqtë nga Tirana barazojnë rezultatin me autor kapitenin Guido Tepshi.

Këmbëngulja e Vllaznisë së futsalës për t’i shkëputur fitoren Partizanit, shoqëruar edhe me mbështetjen e tifozërisë shkodrane, sjell golin e pestë të Vllaznisë me autor kapitenin Senad Lekaj, gol të cilin e ai e feston me një plonzhon rrëshqitës në parketin e pallatit të sportit duke ndezur atmosferën.

Dy minutat e fundit, kanë në dispozicion emocionet më të shumta, jo vetëm për ato që ishin prezent në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, por edhe ato të shumtit që po e ndiqnin drejtpërdret në kanalin Veriu Sport.

Në 30-të sekondëshin e fundit të krejt ndeshjes, Vllaznia është shumë pranë golit tjerër që mund mbyllte sfidën në 6 me 4, por, një pasiguri në pravijën kueblu i jep mundësi Gjeçit të shënojë në portën e Masinjit të Vllaznisë duke vulosur rezultatin e barabartë, 5 me 5.

Një rezultat që nuk la të kënaqur skuadrën kuqeblu, por, në të njëjtën kohë edhe tifozërinë shkodrane, e cila për hirë të së vertetës, ishin karikuar për një fitore të skuadrës së tyre të zemrës Vllaznia në këtë ndeshje.

(Video) Ndeshja e plotë e futsalës, Vllaznia-Partizani, 5-5. Me transmetim nga Veriu Sport. Java e katërt e K. Kombëtar të Futsalës.    

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img