Wednesday, May 15, 2024

Vllaznia me hap kampioni, është ekipi i momentit në Abissnet Superiore! Opinion nga Fatos Lamaj

Lexo

Vllaznia me hap kampioni. Të shumtë kanë qenë skeptikët për këtë ekip dhe për lojtarët që shpesh jan bërë pjesë e ekipit. Hyrjet dhe daljet në merkato por dhe lojtarët e Akademisë Vllaznia duket se po kthejnë në shinat e duhura lojën e kësaj skuadre ku padyshim prej 23 vitesh pritet titulli kampion.

Vendi i tretë në kampionat por me një “Final Four” përpara që bënë që ky kampionat dhe kjo skuadër të besoj deri në fund. Dyshja e trajnerëve Qatip Osmani dhe Bashkim Livoreta bashkë me stafin kan ulur kokën duke ju përveshur punës më seriozisht se kurrë më parë. Nga ndeshja në ndeshje pothuajse janë 8-9 lojtarë akademie në formacion dhe rezultatet kan ardhur në rritje sidomos në 5 ndeshjet e fundit ku Vllaznia ka mar 5 fitore radhazi.

Eksperienca e Balajt, Krymit dhe Hakajt si dhe talenti i Grudës, Smajlit, Qarrit, Alivodës duket  se çdo ndeshje po jep frytet e veta. Ka ende gjëra që duhen rregulluar, pasi mos harrojmë që në stol ka pak opsione për të hedhur në fushë. Por Tefik Osmani i cili ka mar frenat e merkatos në dorë pret të bëj dhe një goditje deri në mbyllje të merkatos.

Në ekip pritet të vij një 10-sh që prej gati dy sezonesh i mungon Vllaznisë. Vllaznia është ekipi i momentit në “Abisnet Superiore” me të gjithë tifozët që duket se vazhdojnë të kenë pikëpyetje ende për mënyrën sesi do të shkojë situata deri në fund.

A bind ky ekip? Realisht mendoj që ky ekip, me këta lojtarë dhe drejtues është në rrugën e duhur drejt titullit kampion, thjeshtë lojtarët dhe stafi duhet të qëndrojnë me këmbë në tokë dhe ti marin ndeshjet një e nga një si të ishte finale secila prej tyre.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img