Pas njoftimit të djeshëm mbi të ashtuquajturin projekti “Super League” dhe masat përkatëse që UEFA ka marrë për këtë çështje, UEFA rikonfirmon qëndrimin e saj se ajo gjithmonë ka vepruar në përputhje, jo vetëm me Statutet dhe Rregulloret e saj, por edhe me ligjet e BE-së, Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe ligjet zvicerane në lidhje me këtë projekt të ashtuquajtur “Super League”. UEFA qëndron e sigurt në – dhe do të vazhdojë të mbrojë – pozicionin e saj në të gjitha juridiksionet përkatëse.
UEFA ka vepruar gjithmonë me mirëbesim gjatë gjithë procedurave që janë në pritje para një Gjykate në Madrid. Në përputhje me rrethanat – dhe pavarësisht se UEFA nuk e njeh juridiksionin e Gjykatës në Madrid dhe beson me vendosmëri se ajo ka vepruar gjithmonë në përputhje të plotë me procedurat që në pritje – UEFA sot ka paraqitur parashtrime zyrtare në Gjykatën në Madrid duke evidentuar pajtueshmërinë e saj të vazhdueshme me urdhrat.
Sakaq, UEFA ka paraqitur një mocion për përjashtimin e gjyqtarit që drejton procedurat aktuale, pasi beson se ka parregullsi të rëndësishme në këto procedura. Në përputhje me ligjin spanjoll – dhe në interesat themelore të drejtësisë – UEFA pret që gjyqtari në fjalë të qëndrojë menjëherë mënjanë në pritje të shqyrtimit të plotë dhe të duhur të këtij mocioni.
Ndërkohë, UEFA gjithashtu do të bëjë një apel zyrtar në një gjykatë më të lartë, Gjykatën Provinciale të Madridit (Gjykata e Apelit).
UEFA do të vazhdojë të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm, në përputhje të rreptë me ligjet kombëtare dhe ato të BE -së, në mënyrë që të mbrojë interesat e saj dhe – më e rëndësishmja – ato të anëtarëve të saj dhe të gjithë aktorëve të futbollit.