Thursday, May 9, 2024

Anglezi Sibson e quan priviligj punën tek Vllaznia, premton një punë profesionale me elementin e ri dhe bashkëpunim të afërt me trajnerin e parë Brdariç

Lexo

Vllaznia me dy trajner të huaj, Thomas Brdariç në ekipin e parë, si dhe me anglezin Dean Paul Sibson në krye të ekipit U-21. Një investim ky jo i vogël dhe serioz nga presidenca kuqeblu, e cila synon të perfeksionojë sa më shumë punën, jo vetem me ekipin e parë, por edhe me ekipin e 21 vjeçarëve, të cilin e konsiderojnë si një mbështetes dhe furnizues kryesore të ekipit të parë.

Prezantimi

Ka qënë drejtori sportiv i KF Vllaznia, Matko Djarmati, i cili përmes një konference shtypi ka bërë prezantimin e dyshes së trajnerëve të skuadrës U-21, anglezit Dean Paul Sibson dhe kolegut të tij, ish futbollistit të Vllaznisë, Ergi Borshi. Djarmati e ka konsideruar një mundësi shumë të mirë për elementin e ri të talentuar shkodran që të bashkëpunojë me një staf të tillë, një mundësi shumë e mirë për të marrë minutat e duhura në fushën e lojës dhe për të fituar besimin e kalimit në ekipin e parë.

Prononcimi i anglezit Sibson

Në komunikimin e tij me mediat, anglezi Dean Paul Sibson nuk ka nguruar të shprehë kënaqësinë që është bërë pjesë e KF Vllaznia, me të cilin premton se të korrë suksese me ekipin U-U1 që do të drejtojë, por edhe në bashkëpunimin me ekipin e parë.

“Është një privilegj që jam mes jush, jam duke u përshtat me qytetin e Shkodrës dhe duke u përqëndruar në detyrën e time si trajner. Kam ardhë këtu për ambicjet dhe për t’i shërbyer klubit që e di që vitet e shkuara ka pasë sukses shumë dhe normalisht për t’u rikthyer edhe një herë aty ku ka qënë. Për mua është një mundësi fantastike të punoj me njerëz të mirë, lojtarët e Akademisë dhe stafin dhe deri tashti jam i impresionuar me përkushtimin, por edhe kualitetin e treguar nga trajnerët dhe lojtarët”, tha në fillim të fjalës së tij trajneri anglez i kuqebluve U-21.

Më pas, Sibson ka folur për përvojën e tij që ka pasur më herët si futbollist, dhe simos si trajner në disa ekipe jashtë Anglisë. “Kam filluar të trajnoj shumë herët, kam luajtur futboll gjysëmprofesional në Angli, ndërkohë që kam pasë një dëshirë të madhe që të jem trajner futbolli, një kombinim mes trajnerit dhe menaxherit. Në momentin që kam pasë një dëmtim jam shkëputë nga aktiviteti si lojtar duke iu përkushtuar detyrës së trajningut. Në Angli kam punuar me ekipe elitare të moshave dhe me trajner me emër të futbollit anglez. Një përvojë kjo që do të jetë në dispozicion të djemve të rinjë të Vllaznisë që do të kenë rastin të sterviten me baza profesionale pranë ekipit tonë. Pasi u largova nga Anglia , mora drejtimin e një ekipi të parë në Islandë si trajner i parë, po ashtu edhe në Suedi dhe në Finlandë. Kur më erdhi mundësia të vijë në Shqipëri dhe pikërisht tek Vllaznia e prita me emocion të madh duke parë edhe emrin e madh të klubit Vllanzia. Unë do të mundohen të sjellë këtu eksperiencen dhe kualitetin tim në shërbim të Vllaznisë dhe të klubit me mundësi që të ecim para. Përpos pjesës emocionuese ka për të qënë edhe e vështirë normalisht dhe një sfidë më vete, kështu që kemi shumë punë për të bërë.

Mesazhi për skuadrën

“Jam në dijeni me zhvillimet e sezonit të kaluar tek Vllaznia U-21. Për mua gjithçka fillon në një kapitull të ri, secili prej pjesëtarëve të skuadrës ka mundësi të më impresionojë. Kemi pasë një rast të mirë për t’i parë dhe lojtarët ishin shumë konkurues në fushën e lojës, treguan dëshirë të luanin, dhe së bashku me to edhe lojtarët e ekipit të parë që u integruan në ekip dhe treguan se ishin në formë.”, është shprehur trajneri anglez, duke dështë t’i përcjellë mesazhin e duhur futbollistëve që ka në dispozicion për të qënë sa më të motivuar në punën e tyre me skuadrën.

Objektivi

Në vijim trajneri anglez Sibson  ka folur edhe objektivat e tij dhe të skuadrës që ai drejton. “Qëllimi kryesor i ekipit është për të mbështetë ekipin e parë në çdo mënyrë të mundshme, t’i japim mundësi djemve të rinjë që të luajnë dhe të marrin minutat e duhura, por edhe duke i zhvilluar lojtarët taktikisht dhe teknikisht për t’i bëtë ato futbollistë të kompletuar në mënyrë që t’i përshtaten sa më shpejt ekipit të parë në mënyrën më pozitive. Kam një mentalitet fituesi dhe aq sa kemi mundësi do të bëjmë më të mirën  e mundshme në këtë kampionat që të jemi fitues. Përpos pjesës që do të luajmë për të fituar, përqëndrimi do të jetë tek përgatitja e lojtarëve për ekipin e parë që të jenë sa më gati për t’iu bashkangjitur ekipit me një përgatitje sa më komplekse, fizike, teknike dhe taktike.”, theksoi ai.

Infrastruktura

I pyetur nga gazetarët në lidhje me infrastrukturën dhe konkretisht për terrenin e stadiumit “Reshit Rusi”, i cili lë shumë për të dëshiruar, anglezi  pankinë U-21 u tregua paksa diplomat në prononcimin e tij. “Nuk dua të gjejë justifikime, do të punoj aty ku më është caktuar, këtë punë kam bërë edhe në vendet e tjera ku kam qënë, jam munduar të punojë me atë që më kanë afruar. Për mua fusha ku jemi luhet futboll, normalisht që na kishte pëlqyer që të kishte qënë më mirë, por gjithçka vjen me kohën. Lojtarët më kanë ngrohur duke treguar cilësi të mira gjatë javës përgatitore të pragndeshjes, jam i përqëndruar për fillimin e kampionatit dhe për të krijuar lidhje të mira mes ekipit të parë dhe ekipit tonë U-21, për ta ndihmuar trajnerin e ekipit të parë në mënyrën më të mirë të mundshme. Nesër do ta nisim me fitore kampionatin.”, përfundoi trajneri anglez i Vllaznisë U-21, Dean Paul Sibson.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img