UEFA fal skocezët. Sëlltik, i plotë ndaj Bajern Mynih. Në fushë dhe Maeda, edhe tifozët lejohen të shoqërojnë skuadrën

Për ndeshjet mes Sëlltikut dhe Bajernit të Mynihut, UEFA ka bërë gjithçka që skuadra skoceze të jetë sa më e plotë.

Ditën e sotme është mësuar se goleadori i Sëlltikut, Daizen Maeda, do të jetë në fushë edhe pse u dënua me dy ndeshje pezullim pas kartonit të kuq që mori në Bernë përballë Jang Bojs ku i ishte autort i një faulli të ashpër në dëm të Mohamed Ali Kamara. Në fillim kryesori i tregoi kartonin e verdhë japonezit, por pas ndërhyrjes së VAR-it masa ishte e rreptë dhe sulmuesi u largua direkt nga fusha. Më pas UEFA e dënoi me dy takime pezullim. Njëri prej takimeve ishte ai me Aston Vilën dhe tjetri duhet të ishte dueli i parë me Bajernin. Por sot gjithçka ka ndryshuar pasi UEFA i ka falur dënimin.

Ky lajm i mirë për Sëlltikun ishte i dyti i ardhur nga UEFA, e cila vetëm pak ditë më parë fali tifozët e skuadrës duke i lejuar që të udhëtojnë drejt Mynihut për takimin e kthimit. Siç dihet Sëlltiku ishte dënuar që të luante pa tifozë në transfertën e radhës pasi kishin përdorur mjete piroteknike në më shumë se një rast në takimet e mëparshme. Të njëjtin dënim Bajerni i Mynihut mori vitin e kaluar në prag të sfidës me Arsenalin, por edhe pse klubi i bëri apel UEFA-s që ta shlyente këtë duke paguar një shumë eurosh përgjigja e qeverisë së futbollit europian ishte negative duke detyruar Bajernin të luante pa mbështetës në “Emirates”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu