Thursday, May 16, 2024

Uniformat e reja të Vllaznisë, klubi kërkon mendimin e tifozëve për cilin dizajn të vendosin

Lexo

“KF Vllaznia ka nisur përgatitjet për sezonin e ri të futbollit shqiptar dhe po mendon edhe për uniformat me të cilat do të paraqitet ekipi ynë në fushën e lojës. Meqenëse jemi në kuadrin e përzgjedhjes së tyre, do të donim nga ana e tifozëve tanë të na japin mendimet e tyre se cilin dizajn pëlqejnë. E nisëm me uniformën kuq e blu me të cilën Vllaznia do t’i luajë ndeshjet e saj në stadiumin “Loro Boriçi” dhe e vazhduam me uniformën e dytë, atë me të cilën ekipi do t’i luajë ndeshjet në transfertë. Sot ndërkohë po ju prezantojmë tre opsionet e fanellës me të cilën Vllaznia do të luajë në ndeshjet e Kupës së Shqipërisë. Cila ju pëlqen më shumë, 1, 2, apo 3?”, thuhet në njoftimin që klubi kuqeblu ka prezantuar në faqen e tij zyrtare.

Foto Nr. 1

Foto Nr. 2Foto Nr. 3

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img