Saturday, July 27, 2024

Euro 2020-rritet kapaciteti i tifozëve në stadium. UEFA: Në Wembley, 60 mijë tifozë për gjysmëfinalet dhe finalen

Lexo

Marrëveshje midis Ceferin dhe qeverisë britanike për të rritur kapacitetin në 75% për tri ndeshjet e fundit të Kampionatit Europian

Wembley me të paktën 60,000 tifozë në tribuna, UEFA ka vendosur: ka një marrëveshje me qeverinë angleze për të rritur kapacitetin e stadiumit për gjysmëfinalet dhe finalen e Kampionateve Europiane. Kjo u njoftua nga vetë qeveria e MB, duke i dhënë dritën jeshile zgjerimit deri në 75% të audiencës për tre ndeshjet e fundit të turneut.

Kujtojmë që për tre ndeshjet e luajtura në fazën e grupeve, kapaciteti në Ëembley ishte i kufizuar në 25%. Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, tha se, “jemi mirënjohës ndaj kryeministrit dhe qeverisë britanike për punën e palodhur që kanë bërë në mënyrë që të përfundojnë këto marrëveshje”. Sidoqoftë, detajet se si do të zbatohet karantina për tifozët nga jashtë nuk janë dhënë ende.

Ministri i Kulturës dhe Sporteve i Qeverisë së Boris Johnson, Oliver Doëden shkroi në Tëitter: “Ne jemi të kënaqur kur njoftojmë se më shumë tifozë do të jenë në gjendje të kalojnë nëpër koridoret e Ëembley për të shijuar finalet e Euro 2020. Ndërsa si qeveri ne vazhdojmë me planin tonë drejt daljes nga bllokimi, ne duam që siguria publike të mbetet përparësia jonë kryesore”, specifikoi Doëden, duke pretenduar se qeveria britanike “ka punuar shumë ngushtë me UEFA dhe FA për të siguruar masa rigoroze dhe të rrepta të tilla që të lejojnë më shumë mbështetës të shikojnë live spektaklin”. Ministri përfundoi duke thënë se “finalet vijnë si një moment i paharrueshëm në rrugën drejt rimëkëmbjes sonë kombëtare nga pandemia”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img