Universitatea Krajovë luajti sot në shtëpi për javën e parë të kampionatit ‘Superliga’ të Rumanisë me Sepsi. Ndonëse kundërshtari i Vllaznisë në 21 korrik për turin e dytë të Conference League udhëhoqi deri në të 73′-ën 2:0, në vijim u barazua nga ekipi debutues.
Fillimisht një supergol i Damashkan në të 73′ teksa pas një topi të ardhur nga e djathta harkuar nga Dimitrov, goditi fluturimthi me topin i cili preku shtyllën pingule dhe pushoi në rrjetë. Në të 87′ Pun barazon ‘në mënyrë karroboleske’ duke shtangur të gjithë në impiantin ku shkodranët do të luajnë ndeshjen e kthimit në 28 korrik. Universitatea, parë shifrat 2-0, bëri tri ndërrime pas minutës së 72′ ndërsa njëri prej titullarëve doli i dëmtuar.
(Sporti Im)