Vazhdojnë sukseset e Ilir Dajës në krye të Ballkanit të Kosovës. Fiton përmes emocioneve 3-4 në Turqi ndaj Sivasporit

Sivaspor-Ballkani 3-4
(Shënues: 1′ Ulvestad, 76′ Jesiljurt, 90’+1′ Jatabare / 20′ Thaqi, 31′ Potoku, 66′ Korenica, 90’+4′ Krasniqi)

Trajneri nga Tirana, Ilir Daja, vazhdon të jetë në eliten e teknikëve të futbollit. Pas sukseseve në kampionatin shqiptar duke u shpallur kampion me Elbasanin, Dinamon, Skënderbeun, një gjë të tillë e bëri sezonin e kaluar në kampionatin kosovar duke u shpallur kampion me Ballkanin.

Ndërkohë, kualifikmi në grupet e Conference League me Ballkanin e drejtuar prej tij ishte një tjetër sukses që e futi në histori tekniku shqiptar. Por, nuk u mjaftua me kaq, sepse paraqitjet e Ballkanit të drejtuar prej tij vijojnë të jenë mbresëlënëse edhe në ndeshjet e afzës së grupeve. E tillë ishte edhe fitorja e mbrëmjes së enjte në sfidën e luajtur në Turqi përballë Sivaspor, ku Ballkani  regjistroi fitoren e parë në grupet e Conference League duke triumfuar me rezultatin 3-4.

Referuar ecurisë së takimit, edhe pse kosovarët u goditën që në sekondat e para të ndeshjes nga vendasit, por me një lojë sulmuese ditën të kthenin rezultatin e sfidës në 2-1 falë Thaqit e Potokut dhe iu afruan disa herë golit të tretë të cilin e gjetën në pjesën e dytë me anë të Korenicës.

Vendasit u hodhën në kërkim të barazimit dhe me pak fat, ia dolën të shënonin fillimisht me Jesilurt e pastaj me Jatabare, kur regjistrohej minuta e parë shtesë e takimit. Por këtë herë shtesa do t’i sillte fat kosovarëve, të cilët me anë të Krasniqit, pas një kundërsulmi të shpejtë, shënuan golin e katërt dhe siguruan një fitore që do të kujtohet gjatë për futbollin kosovar. Pas kësaj ndeshje, Ballkani shkon në kuotën e katër pikëve në grup dhe mban vendin e dytë duke shpresuar për një kualifikim të mundshëm në fazën e ardhshme.

Krahas te tjerave, fitorja në transfertën turke ndaj skuadrës Sivaspor ka rritur jo pak të ardhurat e klubit kosovar. Nga sa bëhet e ditur, pas tre ndeshjeve të luajturam Ballkani ka arritur të arkëtojë 666 mijë euro, pas 1 barazimi dhe 1 fitore. Kujtojmë që barazimi në grupet e Ligën e Konferencës shpërblehet me 166 mijë euro, ndërsa fitorja me 500 mijë euro. Skuadra e Ilir Dajës, edhe ndeshjen e ardhshme e luan ndaj Sivasporit, kësaj here në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës dhe gjasat janë që të përsërisë të njëjtin sukses si në këtë përballje.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu