Sunday, November 24, 2024

(Video) 104 vjetori i Shoqërisë Vllaznia. Miqësorja e veteranëve, Vllaznia-Ferizaj, fitohet nga kuqeblutë 6-5

Lexo

KF Vllaznia(veteranët)-KF Ferizaj(veteranët) 6-5

Shënues: Auron Miloti, Gilman Lika(2), Armando Cungu, Ari Djepaxhia, Safet Osja(p)/Genc Hyseni, Mervan Hoxha, Burim Shabani 2, Altin Xhahysa

Gjyqtarë: Agron Kastrati, Dritan Salaj, Marjan Qeseri. I katërt: Pajtim Lapi

Pjesë e aktiviteteve kushtuar ditës përkujtimore të 104 vjetorit të formimit të Shoqërisë Kulturore Sportive Vllaznia, e para e këtij lloji në vendin tonë, ishte edhe një ndeshje miësore në mes veteranëve të futbollit Vllaznia dhe atyre Ferizaj të Kosovës.

Ndeshjes në fjalë të zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës i ka paraprirë një ceremoni simbolike, ku të pranishëm ishin nënkryetari i Bashkisë Shkodër, Ardit Qylybyli dhe presidenti i KF Vllaznia, Alban Xhaferi. Ky i fundit, ka shkëmbyer dhuratat simbolike me kryetarin e veteranëve të futbollit Ferizaj, Betim Çerkini, ndërkohë që krahas fotove kujtim të këtij takimi, kanë përcjellë emocionet dhe përshëndetjet e rastit për mediat e pranishme.

Ndeshja, spikasin golat e Cungut dhe Xhahysës

Ballafaqimi miqësor në mes ekipeve të veteranëve të futbollit, Vllaznia-Ferizaj ka prodhuar emocione të shumta në fushën e lojës. Me emra potent dhe shumë të njohur në karrieren e tyre sportive, publiku i pranishëm pati rastin të shijonte një ndeshje luftarake, ashtu si në rininë e tyre.

E veçanta e këtij takimi, ishte që ish futbollisti i Vllaznisë, Altin Xhahysa, është aktivizuar me të dy ekipet përkatëse. Në pjesën e parë dhe deri nga fundi i së dytës, Xhahysa luajti në formacionin e Vllaznisë, ndërkohë që dhjetë minutëshin e fundit e luajti me uniformën e Ferizajt, në respekt të aktivizimit me këtë skuadër para shumë vitesh. Madje, arriti të shënonte edhe një gol të bukur përmes një goditje në pozicion të prirët me portën kuqeblu.

Të parët që shënuan ishin kuqeblutë me anë të një emri të njohur si Auron Miloti, aktualisht drejtor sportiv në KF Vllaznia. Në vijim me golat e Gilman Likës për Vllazninë dhe Genc Hysenit me penallti për miqtë, pjesa e parë mbyllet, 2-1 për kuqeblutë.

Në pjesën e dytë, vijnë edhe katër gola të tjerë për Vllazninë, me autorë përsëri Likën,  Ari Djepaxhia dhe Safet Osjen me penallti, si dhe një tjetër supergol i shënuar nga një goditje dënimi me autor Armando Cungun, gol i cili mori me te drejtë duatrokitjet e të pranishmëve. Ndërkohë, në kampin e Ferizajt, krahas golit të parë me autorë Genc Hysenin, erdhen edhe ato të  Mervan Hoxhës, Burim Shabani 2 dhe Altin Xhahysa, duke bërë që e gjithë ndeshja të mbyllet me fitoren e veteranëve të Vllaznisë me rezultatin 6-5.

(Video) 104 vjetori i Vllaznisë-Ceremonia e miqësores së veteranëve të futbollit, Vllaznia-Ferizaj dhe ceremonia e hapjes, shkëmbimi i dhuratave simbolike.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img