Sunday, December 29, 2024

(Video) 20 trajnerë të rinj diplomohen me liçensen UEFA PRO. Mesazhi i presidentit Duka: Uroj të mësoni sa më mirë brezat e ardhshëm!

Lexo

Është përmbyllur me sukses edicioni i tetë i kursit të licencimit për trajnerë të nivelit “UEFA Pro”, që është edhe niveli më i lartë për një trajner futbolli. Në këtë kurs, që zgjati për rreth 8 muaj dhe që u udhëhoq nga Sektori i Edukimit në FSHF, morën pjesë 20 trajnerë, të cilët kanë ndjekur kurrikulën e përgatitur nga UEFA, në bashkëpunim me FSHF-në.

Përmes një ceremonie të zhvilluar në ambientet e Shtëpisë së Futbollit janë shpërndarë edhe diplomat për pjesëmarrësit, teksa të pranishëm ishin edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku.

Në fjalën e mbajtur para trajnerëve që kanë tashmë një licencë UEFA PRO, Presidenti Duka u shpreh se shtylla kryesore e futbollit është mësimdhënia, teksa vlerësoi punën e bërë nga të gjithë në përgatitjen e brezave të rinj të trajnerëve.

“Ky është një event shumë i rëndësishëm për futbollin që përgatit nivelin më të lartë të edukimit nga shkolla jonë e futbollit. Me kënaqësi kam kërkuar të jem pjesë e finalizimit të këtij kursi sot, për t’ju falënderuar për të gjithë kontributin tuaj, gjatë periudhës së kursit apo gjatë edhe kurseve të tjera dhe gjithashtu për të falënderuar edhe stafin për punën e bërë dhe për t’ju uruar suksese në vazhdim në punën e trajnerit.

(Video: Fjala e presidentrit të FSHF-së, Armand Duka në ceremoninë e diplomimit të trajnerëve me liçensen UEFA PRO)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img