Monday, May 6, 2024

Vazhdojnë largimet nga kampi kuqeblu. Gjurgjeviç, e konfirmon vetë personalisht, në dyshim, largimi edhe i Adilit

Lexo

Ndonëse KF Vllaznia, nuk e ka bërë akoma deklaratën zyrtare për për largimin e sulmuesit, Fahrudin Gjurgjeviç, ky i fundit i ka paraprirë vetë ai përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Ishte nderi im të vishja këto ngjyra, i uroj klubit vetëm trofe dhe suksese! Faleminderit për gjithçka!”-shkruan sulmuesi nga Maqedonia e Veriut në postimin e tij.

Statistikat bëjnë të ditur se Gjorgjeviç ka shënuar 4 gola në 35 ndeshje të gjatë sezonit të fundit në radhët e kuqeblu. Një bilanc ky jo në pritshmëritë e stafit teknik dhe drejtuesve të klubit, të cilët me mirëkuptim ndërprenë bashkëpunimin në mbyllje të sezonit që ishte i vetmi me kuqeblutë.

Së bashku me Gjorgjeviç pritet largimi edhe i një tjetër maqedonasi të Vllaznisë. Bëhet fjalë, për shqiptarin me banim në Maqedoninë e Veriut, Mevlan Adili. Qëndërmbrojtësi, i cili ka qënë titullar i përhershëm në formacionin e Vllaznisë për dy sezone me radhë. Vetë Adili nuk ka nguruar ta deklarojë preferencen për të vijuar bashkëpunimin me kuqeblutë. Por, nga ana tjetër, po veta Adili është shprehur se po studion ofertat e ardhura në adresë të tij, dhe nëse nuk i përmbushin kërkesat që ai për të luajtur jashtë vendit, me të gjitha gjasat, mund të firmosë përsëri edhe këtë sezon me kuqeblutë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img