Vllaznia, kampione e Turneut “Eagle Cup Albania”, do të përfaqësojë me dinjitet Shqipërinë në ndeshjen e parë historike të Super Viareggio Cup 2025, kundër Genoa U19, fituese e edicionit të 75-të të turneut prestigjioz Viareggio Cup.
Përpara nisjes drejt Italisë për takimin, i cili do të luhet më 4 Dhjetor 2025, ora 15:00, në stadiumin “Torquato Bresciani”, Viareggio, drejtori i AF Vllaznia, Alban Hasani, trajneri i Vllaznisë U19, Edmond Doçi dhe futbollisti 19-vjeçar, Xhensild Kapllanaj, dolën në një konferencë shtypi në mjediset e Akadenmisë Futbollit Vllaznia.
Krahas betejes për fitimin e trofeut të Superkupës Viareggio Cup 2025, për futbollistët dhe stafin kuqeblu, kjo pjesëmarrje e një niveli të tillë kaq të lartë ndërkombëtar, do t’i shërbejë, jo vetëm fitimit të përvojës, por edhe të mundësisë që talentët shkodranë të futbollit të vëzhgohen nga afër nga menaxherë të shumë të futbollit që kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë aktivitet.
(Video) Prononcimet e drejtorit të AF Vllaznia Alban Hasani, trajnerit të Vllaznisë U19, Edmond Doçi dhe futbollistit Vllaznia U19), Xhesild Kapllanaj, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.
Gaspër MARKU



