Alban Hasani, Drejtor i Sporteve në Bashkinë Shkodër, ishte i vetmi përfaqësues nga Shqipëria në Samitin e Futbollit Femra Eca që u zhvillua këto ditë në Londër. Një aktivitet ky ku i kushtohej prezantimit 16 ekipeve më të mira të Ligës së kampioneve të Europës në futboll femra, mes të cilave edhe Vllaznia e Shkodrës në cilësinë e skuadrës kampione të Shqipërisë dhe konkuruese e sezonit të kaluar në ndeshjet e faqës së grupeve të Champions League.
Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, Alban Hasani, flet për rëndësinë që kishte ky aktivitet, ku pas prezantimit që ai i bëri ecurisë së Vllaznisë në vite, mori garancimë e mbështetjes së strukturave të UEFA-s në drejtim të përmirësimit të infrastrukturës sportive.
Nga Londra kthim në Shkodër dhe pas dy ditësh, Hasani udhëton me Vllazninë e meshkujve në kuadrin e ndeshjes së parë të Konferencë Ligë, ku do të luajë përballë skuadrës verioirlandeze, Linfield FC të Belfastit.
(Video) Intervista me Drejtorin e Sporteve në Bashkinë Shkodër për Samitin e Futbollit Femra Eca në Londër, si dhe pragndeshjen Linfield FC-Vllaznia, turi i parë i Konferencë Ligë.